LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

19 Tetor 2018, 06:39, Aktualitet CNA
Drejtësia në kolaps/ 21 gjykata në vend mbeten pa kryetarë

Reforma në Drejtësi, përtej ?suksesit? të pretenduar, në fakt duket se po con drejt kolapsit sistemin gjyqësor në vend.

Vonesat me procesin e Vettingut kanë bërë që të mos ngrihen organet e reja si Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, organe të cilat kanë në dorë emërimin dhe shkarkimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Përveç kësaj, gjykatat rrezikojnë të mbesin pa kryetarë. Momentalisht janë 21 kryetarë gjykatash që janë pa mandat. Në qershor 2018 ishte vetë KLD që ngriti shqetësimin se ishin 11 kryetarë gjykatash që duhej të zëvendësohen. Por më 17 tetor kjo shifër ka shkuar në 21.

Gazeta Sot, ka siguruar nga KLD listën me të gjithë krerët e gjykatave që u ka mbarur mandati dhe bëhet fjalë për emra të njohur nga shumë qytete. Më 17 tetor u mbaroi mandati 4 prej tyre, më konkretisht: Jona Qeleshit, kryetare e Gjykatës në Durrës, e emëruar më 17.10.2014; Alfred Gjonit; Kryetar i Gjykatës së Kurbinit, emëruar më 17.10.2014; Arben Zefit, Kryetar i Gjykatës në Shkodër, emëruar më 17.10.2014; Skënder Halucit, Kryetar i Gjykatës në Vlorë, emëruar më 17.10.2014. Sipas ligjit, kryetarët e gjykatave kanë mandat 5 vjeçar dhe është Këshilli i Lartë i Drejtësisë ai që bën emërimin e tyre. Por me ndryshimet që u bënë në ligjin për statusin e gjyqtarëve e prokurorëve dhe në ligjin për organet reja të drejtësisë, KLD nuk bën dot asnjë emërim apo shkarkim.

Përveç kësaj, KLD ka mbi 5 muaj pa u mbledhur. Mbledhja e fundit është në qershor, kur dhe u ngrit shqetësimi për krerët gjykatave, por që atëherë nuk ka pasur asnjë mbledhje për të vendosur se çfarë do të ndodhë me ta. Gazeta ka mësuar se të gjithë pritet të urdhërohen të rrinë në detyrë derisa të zgjidhen pasardhësit. Por nëse ndodh kjo, atëherë duhet të pritet KLGJ. Fakti se kemi 21 kryetarë gjykatash pa mandat dhe se KLD ka refuzuar shkarkimin e të gjithë emrave të gjetur me shkelje, tregon se gjyqësori është jashtë kontrollit.

Lajmet e fundit nga