LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Cardi B i tregon vajzave të vërtetën e hidhur: Ja çfarë ndodh me vaginën tuaj pas lindjes

19 Tetor 2018, 21:22, Aktualitet CNA
Cardi B i tregon vajzave të vërtetën e hidhur: Ja

Cardi B ka dalë në përfundimin se të sjellësh në jetë një bebe është shumë më e vështirë seç ajo e mendonte. Së pari, reperja ka shumë ankesa për mikeshat e saj nëna, të cilat i kanë fshehur se çfarë ndodh me vaginën pasi lind.

 

?Ajo shkatërroi vaginën time. Përse njerëzit nuk t?i tregojnë këto gjëra? Askush s?më tha sesi do të përfundonte vagina ime. Të thonë vetëm që do të të dhembë dhe të fshehin të vërtetën? ? tha Cardi B.

Cardi B dhe bashkëshorti i saj, reperi Offset kanë zgjedhur ta mbajnë identitetin e vogëlushes Kulture, larg syve të botës. Ndaj për këtë arsye, e ka shumë të vështirë të bëjë një jetë normale si nënë e re, pasi nuk mund ta nxjerrë vajzën në park apo në plazh, pasi aty mund të ketë fotografë të cilët do të zbulojnë portretin e saj.

?Unë kam zgjedhur të mos e shfaq vajzën time në publik sepse dua ta mbroj atë. Nuk jam mendërisht gati! Por parapacët më ndjekin kudo. Dua të kem një jetë normale me vajzën time por dua shumë që momentalisht të mbaj një profil të ulët në publik? ? u shpreh Cardi B gjatë emisionit ?Jimmy Kimmel Live?.

Gjithsesi, reperja e hitit ?Boday Yellow? zbuloi se adhuron të jetë nënë dhe ka dëshirë të ketë në total 3 ose katër fëmijë.

?Duhet ta kisha bërë Kulture që kur isha adoleshente. Më ka munguar gjatë gjithë jetës. Mendoj se tani kam nevojë për një pushim, por dua që të kem një familje të madhe? ? përfundoi Cardi B.

Lajmet e fundit nga