LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Video-“Turp, babëzi, shoqëri barbare”/ Çuni i Fajriut i bën “gjëmen” Veliajt

18 Tetor 2018, 12:45, Aktualitet CNA
Video-“Turp, babëzi, shoqëri barbare”/ Çuni i

Çuni i Fahri Balliut, deputeti demokrat Klevis Balliu, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, i ka drejtuar akuza të forta kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Balliu në postimin e tij ka publikuar një video e cila tregon kaosin që shoqëron Tiranën çdo ditë, ndërsa shkruan se ?Veliaj ka marrë më shumë para ti nga qeveria dhe mbi të gjitha nga taksat që rrite më shumë se çdo bashki tjetër. Dhe këtë skenë se kemi parë kurrë?.

Balliu nuk e kursen as kryeministrin, për të cilin shkruan se ?Rama është i droguar tashmë nga luksi dhe charterat privat janë bërë si taksi për të.?

?Dhe qyteti s?ka as autobus, qytetarët s?kanë as bukë për të ngrënë. Turp, turp.
Kjo babëzi vetëm në një shoqëri barbare mund të shihet, por ne s?jemi të tillë.?-shkruan ndër të tjera deputeti Balliu.

Postimi i plotë:

Lali kulla ku i ke çuar paratë e bashkisë që e le Tiranën të degradojë në këtë pikë.
Ke marrë më shumë para ti nga qeveria dhe mbi të gjitha nga taksat që rrite më shumë se çdo bashki tjetër.
Dhe këtë skenë se kemi parë kurrë.
Hapni sytë!
Ky jeton në luks, sa në një shtet në një tjetër.
Rama është i droguar tashmë nga luksi dhe charterat privat janë bërë si taksi për të.
Dhe qyteti s?ka as autobus, qytetarët s?kanë as bukë për të ngrënë.
Turp, turp.
Kjo babëzi vetëm në një shoqëri barbare mund të shihet, por ne s?jemi të tillë.
Pse duhet të lejojmë ato pak barbarë që të drejtojnë vendin?

Lajmet e fundit nga