Connect with Us

“Urdhëri për portalet antikushtetues dhe antiligjor”/ PD letër AKEP-it

Aktualitet

“Urdhëri për portalet antikushtetues dhe antiligjor”/ PD letër AKEP-it

Publikuar

-

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese/ Yuri Kim dhe Luigi Soreca i shkojnë në zyrë Bashës

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana Vokshi, në një letër drejtuar AKEP, kërkon të pezullohet urdhri për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e nipt-it.

Sipas Vokshit ky urdhër është antikushtetues dhe i paligjshëm,n ë shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike.

Postimi i Vokshit:

URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR

Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

LEXO EDHE:  Rama bën fushatë për PD?!/S’jemi armiq, nuk ka krijuar kurrë debat!

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Varkën e marin dallgët/ Shpëtohet nga mbytja 35-vjeçari në Shëngjin

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 35-vjeçar është shpëtuar nga mbytja ditën e sotme në Shëngjin.

Sipas informacioneve nga policia mjeti lundrues kishte dalë në det dhe si pasojë e dallgëve të mëdha personat që ishin në bord rrezikonin të mbyteshin në grykëderdhjen e lumit Buna.

Si rezultat i operacionit u bë e mundur të shpëtohet 35-vjeçari me inicialet D.P.

Mjeti lundrues ishte nisur nga Shëngjini për në grykëderdhjen e lumit Buna, ku familjarët kanë mundur të zbrisnin, ndërsa 35-vjeçari nuk ka arritur të zbresë, pasi e tërhoqën dallgët duke e përmbysur dhe fundosur mjetin.

LEXO EDHE:  Topalli: Për të shpëtuar kokën, Meta urdheroi dënimin e ish miqve

LEXO EDHE:  “Nuk janë bërë transparente procedurat e tenderimit”/ Tabaku akuza Veliajt për shkollën “Sami Frashëri”



Ai u shpëtua dhe u dërgua në spitalin e Shkodrës dhe ndodhet nën kujdes mjekësor, jashtë rrezikut për jetën./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përfshihet nga flakët stalla në Lezhë

Publikuar

-

Nga

cna lajme kronike

Pasditen e sotme ka rënë zjarr në një stallë në afërsi të ‘Urës me Harqe’, në Lezhë.

Mësohet se nga flakët e stallës, zjarri ka kaluar edhe në malin që ndodhet aty pranë.



Sipas asaj që raportohet, ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia ndodhet në vendgjarje për të zbardhur më tej rrethanat e ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Terror në Lezhë-Milot/ 6 persona të armatosur i grabisin makinën luksoze kosovarit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një 27-vjeçar nga Kosova ka rënë viktimë e një grabitjeje të armatosur në aksin Milot-Lezhë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:00 teksa i riu ishte duke udhëtuar në këtë aks i shoqëruar edhe nga persona të tjerë.

Kanë qenë të paktën 6 grabitës të armatosur me kallashnikovë, në dy makina të pajisura edhe me fenelina, apo drita si të policisë të cilët i janë vënë në ndjekje derisa i kanë bllokuar rrugën.

LEXO EDHE:  “Nuk janë bërë transparente procedurat e tenderimit”/ Tabaku akuza Veliajt për shkollën “Sami Frashëri”

LEXO EDHE:  “Nuk janë bërë transparente procedurat e tenderimit”/ Tabaku akuza Veliajt për shkollën “Sami Frashëri”



Nën kërcënimin e armëve, viktima nuk ka bërë rezistencë por i ka dorëzuar grabitësve makinën e tij, tip “Audi Q7” me targa “04-599 FO”.

Ai më pas e ka denoncuar grabitjen në policinë e Lezhës, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE