Connect with Us

Xhenet sheh gjyshen duke biseduar me Arzun, Melisa dhe Selim bëjnë aksident, ja ç’do ndodhë sot

Aktualitet

Xhenet sheh gjyshen duke biseduar me Arzun, Melisa dhe Selim bëjnë aksident, ja ç’do ndodhë sot

Publikuar

-

Melisa prezanton projektin e Xhenetës para investitorëve arabë. Ata bëjnë një pyetje mbi projektin por Melisa nuk di të përgjigjet. Në këtë moment Xhenet hyn në mbledhje. Të gjithë habiten kur e shohin. Xhenet kërkon falje për vonesën. Selim u tregon arabëve se Xhenet është arkitektja që ka zgjidhur problemin e erës. Ai përzë Melisën. Xhenet prezanton projektin. Pasi mbaron ajo del nga mbledhja dhe niset të ikë por Selim e ndalon.

Ai e falenderon dhe i thotë se mori vendimin e duhur. Xhenet i thotë se kaq kishte dhe nuk do vazhdojë më. Arzu ndalon para tyre dhe i dëgjon. Gjyshi e ndalon Xhenetën dhe i thotë se nuk ka për të shkuar gjëkundi. Xhenet i thotë se nuk do punojë më në kompani pasi ka gjetur punë tjetër. Ai e pyet nëse ka ndonjë problem. Xhenet sheh Arzun dhe thotë se nuk ka asnjë problem. Gjyshi nuk pranon kundërshtime dhe i thotë Xhenetës nesër të vijë në punë. Arzu thotë se do e çojë ajo Xhenetën në shtëpi. Xhenet habitet. Melisa kalon natën në disko duke menduar për Selimin dhe dehet. Selim dhe Orhan bisedojnë për Xhenetën. Orhan thotë se ajo është shumë e bukur. Selim e paralajmëron mos ta çojë ndërmend që të ngacmojë Xhenetën. Melisa telefonon Selimin dhe i thotë se prej tij erdhi në këtë gjendje. Selim e kupton që ajo është dehur dhe shkon ta marrë. Arzu e ndalon makinën në mes të rrugës dhe i thotë Xhenetës të zbresë. Arzu pyet Xhenetën sa para do që të largohet nga jeta e tyre. Xhenet nuk e kupton pse Arzu e urren kaq shumë.

Arzu i thotë Xhenetës të mos kalojë as para derës së kompanisë. Xhenet nxehet dhe i thotë Arzus se nuk ka për t’u kthyer më në atë kompani. Ajo thotë se e xhelozonte Melisën që kishte një mama si Arzu por e paska patur gabim. Selim merr Melisën nga disko. Xhenet kthehet në shtëpi duke qarë. Ajo i tregon gjyshes çfarë ndodhi. Gjyshja shkon në shtëpinë e Arzus dhe e thërret me emrin e vjetër Xhavidan. Arzu tronditet. Gjyshja i kujton Arzus se Xhenet është vajza e saj. Arzu e mohon. Në këtë moment para tyre del Xhenet. Gjyshja i thotë Arzus t’i kërkojë falje Xhenetës përndyshe nuk ikin. Melisa i thotë Selimit se po çmendet nga dashuria për të. Ata bëjnë aksident me makinë për shkak të Melisës. Xhenet i thotë gjyshes se nuk do falje nga Arzu.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ibsen Elezi reagon ashpër pas publikimit të fotos me Gjicin/ “Veprim i nxitur nga minjtë e bodrumit”

Publikuar

-

Nga

“Ndërtoi i vetëm listën e 140 kandidatëve”/ Elezi tregon dështimet e Bashës

Ish-kreu i PD në Kukës, Ibsen Elezi është një nga kritikët më të fortë të kreut të PD, Lulzim Basha.

Pas fotos që ka qarkulluar në rrjetet sociale, ku Elezi shfaqet krah Safet Gjicit, ka reaguar duke thënë se ky është një veprim i nxitur nga ata që sot drejtojnë PD.

Aoi shprehet se drejtuesit aktualë të PD janë një kopje e shëmtuar e ish komunizmit që në thelb kanë shpifjen dhe propogandën.

Per te ardhur keq !Fill te nesermen e protestes “Basha Boll”, ne rrejtin e anetareve te keshillit kombetar te PD, por edhe kudo ne rrjetet sociale e nxitur nga minjte e bodrumit, ridoli nje foto e imja me presidentin e klubit Kukes, e para disa viteve, me komentin se une “jam shitur te Gjici”.

Nuk reagova pasi kam reaguar njehere pas kuvendit te PD-es ne 2018. per te njejten foto.

Ne fakt u shqetesova, jo per veten por per ata.

Ata qe sot “drejtojne” PD dhe jane kopje e shemtuar e ish-komuniszmit qe kane ne themel te punes tyre shpifjen dhe propoganden.

Une vete sjam marre asnjehere me fotot e dikujt por me thelbin e tyre edhe pse fotot e tyre jane te turpshme  per nga permbajtja.

– Fotoja Basha-Rama, eshte simbol i nje marrveshje qe edhe sot mbahet sekret.

– Fotoja Basha-Ruci, eshte nje foto urimi per zgjedhjen e nje te inkriminuari, zhele e sitemit komunist, pas aktiti te tradhetise nga te pakten 5 deputet te PD ne 2013.

– Fotoja Berisha-Ruci, eshte foto festive e nje raporti shume miqesor mesh tyre,  nderkohe qe Rucin e ka  akuzuar  si krimineli qe urdheroi vrasjet e 2 prillit ne Shkoder.

– Fotoja Besniku i Partise-Rama, eshte nje foto nga ceremonia dasmore e Rames, ku Basniku duket si shoqerues i pare dhendrrit

etj. etj. etj.

Ne fakt ketyre palacove ua ka mbyllur gojen deputeti i sapozgjedhur i Kukesit, i cili edhe pse mund te ndaje pikpamje te ndryshme nga une per disa gjera, nuk mund ta kaperdije mentalitetin komunist te shpifjes, pasi e ka vuajtur vete ne kurriz se bashku me familjen e tij.

Per ata qe duan ta dine se sa mund te shitem une, (dmth qe s’jan Kukesian dhe s’me njohin) duhet te pyesin :

Per zgjedhjet e 2001- deputetin Emin Gjana

Per zgjedhjet e 2005- deputetin Fatos Hoxha

Per zgjedhjet e 2009- deputetin Flamur Noka

Per zgjedhjet e 2013- deputetin Alban Zeneli 

Nese ndonjeri nga keta do shprehte  dyshimin me te vogel edhe pse sot mund te jem kundershtar, do mjaftonte qe une mos te dal dhe flas me publikisht.

Me vjen keq per ca paloco miq te facebook qe u entuziazmuan shume dhe sot do demoralizohen”, shkruan Ibsen Elezi në statusin e tij./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rrugët kthehen në lumë në Pukë/ Moti i keq le qytetin pa energji elektrike

Publikuar

-

Nga

Një mot i pazakontë ka përfshirë disa qytete në veri të vendit, edhe pse jemi në mes të majit.

Për shkak të reshjeve të shiut dhe të breshërit në qytetin e Pukës rrugët janë përmbytur duke krijuar një situatë të vështirë për qarkullimin.

Si pasojë e motit të keq është këputur linja 35 kë e Fushë-Arrëzit, dhe ka mbetur i gjithë qyteti pa energji elektrike./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Manastirliu zbulon të dhënat/ Ja sa qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës ndaj COVID-19

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se nga 638 mijë e 338 vaksinime në Shqipëri, 192 mijë qytetarë kanë bërë dy dozat e vaksinës.

Ajo thotë se vaksinatoret po bëjnë punë fantastike ndërsa qytetarët që kanë bërë dy dozat e vaksinës janë shumë më të mbrojtur ndaj COVID-19.

“Me punën fantastike që po bëjnë vaksinatoret tona në të gjithë vendin, ia kemi dalë të kryejmë 638,338 vaksinimeve, prej të cilave 192 mijë qytetarë i kanë bërë të dy dozat e vaksinës dhe janë sot shumë më të mbrojtur nga covid19”, shkruan Manastirliu./CNA.al

LEXO TE PLOTE