Connect with Us

Skenarët post-referendum/ Rruga e vetme e Maqedonisë është BE dhe NATO

Aktualitet

Skenarët post-referendum/ Rruga e vetme e Maqedonisë është BE dhe NATO

Publikuar

-

Nga Azgan Haklaj

* Referendumi për emrin e Maqedonisë Veriore kristalizoi qartë dy kahjet e faktorit politik në shtetin fqinj, që mbahet në këmbë nga faktori shqiptar, për të cilin janë të interesuara drejtëpërsëdrejti, jo vetëm Tirana dhe Prishtina zyrtare por edhe opinioni publik mbarë kombtar, SHBA dhe BE.
Shqiptarët e Maqedonisë treguan edhe njëherë se ata kanë zgjedhur perendimin si rrugë të ardhmërisë së tyre.
Edhe pse nuk u arrit korumi i nevojshëm i referendumit që nuk ishte obligativ por opinionist, lidershqipi politik, në krye me Ali Ahmetin dhe shqiptarët i dhanë një mesazh të qartë nacionalistit Gruevski i cili po shkon në burg dhe mbështetësve të tij me në krye Presidentin Ivanov që duan ta mbajnë peng Maqedoninë.
E kishim në krye të herës të qartë se investimi i madh që kanë bërë vitet e fundit Rusia, Turqia, Serbia për të tërhequr Maqedoninë pas qerres pansllaviste e neootomaniste do të ndikonte në këtë referendum.
Sigurisht ato festuan mosarritjen e korumit.
Përtej kësaj qendron mesazhi i qartë e i prerë i votuesve, e në radhë të parë i shqiptarëve të cilët dhanë votën plebishitare pro një shteti të integruar në organizmat përendimorë, si e vetmja alternativë e të ardhmes së tyre.
Shtetet që sponsorizuan propogandën nacionaliste e antieuropiane kanë arsye të forta historike e politike për të mbajtur peng Maqedoninë.
Rusia si fuqi e madhe botërore ka katër shekuj që kërkon që Ballkani të jetë domeni i saj politik, ekonomik e ushtarak.
Politika pansllaviste e ideuar nga Pjetri i madh e Katerina e madhe dhe e vënë në jetë nga udhëheqësit bolshevikë të Bashkimit Sovjetik përkrahet sot nga Cari i ri Putin.
Ai e sheh Naton si rrezikun kryesor që i kanoset interesave hegjemoniste të kombit të tij.
Turqia nga ana tjetër është në armiqësi me BE dhe perendimin, jo vetëm për shkak se ka pritur 50 vjet që ti hapen dyert e BE, por më tepër për shkak të ideologjisë neootomane.
Flamurin e tund Erdogani, i cili ka probleme të mëdha me demokracinë, kurdët, lirinë dhe të drejtat e njeriut, të cilat janë parimet themelore të demokracisë përendimore dhe themeli mbi të cilin është ngritur vetë Bashkimi Europian.
Perendimi i ka bërë të qartë Presidentit Erdogan se shteti i tij nuk mund të jetë asnjëhere vend antar i BE, për sa kohë nuk implimenton në politikën e brendshme e të jashtme vlerat që gjenden në themel të Bashkimit Europian.
Serbia si trashëgimtare e Jugosllavisë dhe e politikës ultranacionaliste pas dështimit në Kosovë ka hapur frontin nr dy të betejës politike në Maqedoni.
Ajo deshiron destabilitetin e saj dhe shërbimin e nje reaksioni zinxhirë.
Për të venë në jetë planin e një Serbie të madhe, në këtë skenar kanë arritur të tërheqin Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe Kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën.
Për interesat e tyre utilitare trinomi Thaçi- Rama- Vuçiç u përpoqën të jetësojnë planin e ndarjes së Kosovës të mbështetur nga Putini dhe Erdogani.
Edi Rama në marrveshje të fshehtë me grekët shiti detin dhe pushkatoi Çeshtjen Çame, njëkohësisht i dhuroi portin e Vlorës së Ismail Qemalit Erdoganit, pikërisht në Vitin Jubilar të Moisiut tonë Gjergj Kastrioti ( Skenderbeu).
Shembi simbolet kombtare.
Vendosi kufinj të rinj mes shqiptarëve si traun pa alternativë të Rrugës së Kombit.
Trinomi Thaçi- Vuçiç-Rama ishin krushqit e Erdoganit në celebrimin e Kalifatit të tij duke e shpallur vehten Sulltan.
Pas vizitës së Kryeministrit Haradinaj në Amerikë i cili kundershtoi i vendosur korrigjimin e kufijve dhe gjeti mbështetjen e SHBA dhe shumë vendeve të Bashkimit Europian Thaçi u zbyth duke ndërruar tezën me korrigjim të lehtë të kufijve.
Deklerata e fortë e Kryeministrit Haradinaj:
“Kush ka vdekur nuk mund të ngjallet përveç Krishtit” dhe Rezoluta e Qeverisë së Kosovës ua prishi ëndrren kumbarëve të Erdoganit.
Në rezolutë thuhet qartë:
“Kufijtë në Republikën e Kosovës shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm janë të pacënueshëm dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës si autoritet suprem me votat e 2/3 të gjithë deputetëve do të ratifikojë marrveshjen ligjërisht, obligative mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë”.
Pasi deshtoi plani rus në Mal të Zi, ku edhe aty shqiptarët vendosën me votën e tyre kahjen drejt Natos dhe përendimit, ashtu siç patën përcaktuar në referendumin e 2006 shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia.
Pasi Putin dhe Erdogan dështuan në planin e ndarjes së Kosovës u intervenuan në Maqedoni për të penguar referendumin i cili nuk ishte obligativ.
Edhe pse nuk u arrit korumi shumica gati absolute e pjesëmarrësve në votime i thanë po Natos dhe BE.
Në të gjitha vendbanimet e shqiptarëve pjesëmarrja ishte e lartë, e kaloi korumin dhe votoi plotësisht pro këtij misioni dhe ëndrre të kahershme të tyre dhe Kombit tonë për integrimin e bashkimin në strukturat Euro-Atlantike.
Numri i madh pro i pjesëmarrsëve në votime, mbi 600 mijë i jep shanse të mëdha koalicionit qeverisës të gjejë mbështetjen e mjaftueshme të deputetëve të Parlamentit të Maqedonisë për të çertifikuar emrin Maqedoni Veriore.
Çdo lloj skenari post- referendum nuk ka rrugë tjetër veçse Maqedoni Veriore në Nato dhe BE.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Makina përplas këmbësoren/ Në gjëndje të rëndë 47-vjeçarja

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë  ka ndodhur ditën e sotme  në “Patos fshat”.

Një mjet tip “Audi” ka përplasur këmbësoren A.M 47-vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Mësohet se A.M ndodhet në gjëndje të rëndë në spital./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Plas në Digitalb, stafi letër aksionarëve: Me detyrim të dalim në rrugë të madhe

Publikuar

-

Nga

Stafi i Digitalb, gati 80 drejtues në vite të kompanisë nëpëmjet një emaili në mbrëmjen e 14 Gushtit, i janë drejtuar aksionarëve të kompanisë, pas largimeve masive të filluara kohët e fundit nga Vjollca Hoxha, cna.al ka siguruar emalin e plotë.

Shumë emra të rëndesishëm, themelues dhe menaxherë të kompanisë po hiqen dhe po hidhen në rrugë me detyrim, shkruhet në emailin që stafi ka shpërndarë pë aksionarë e kompanisë.

Më poshte teksti i plotë dhe nje foto e emailit që qarkullon në Digitalb.

Përshëndetje aksionarë të DigitAlb-it!
Të gjithë ju që ju bashkuat ëndrrës së Tan Hoxhës për të ngritur Platformën që do bënte dhe vazhdonte revolucionin mediatik në Shqipëri e do ishte “URA” lidhëse e gjithë shqiptarëve!
ËNDRRËS që ne, stafi, I BESUAM dhe jetuam duke punuar për 15 VITE…
Po ju shprehim direkt shqetësimin tonë, për çfarë po ndodh në DigitAlb-in ku ne me vite punuam, sakrifikuam po edhe shijuam, se e kishim Familjen tonë!
Siç besojmë jeni në dijeni;
Që me ardhjen e Administratorëve të rinj të gjitha gjërat në DigitAlb nisën dhe vazhdojnë të ndryshojnë për keq në çdo aspekt.
Dhe këtë, s’ka mbetur njeri pa e ndjerë e pa e folur edhe në popull apo thënë ndryshe, klientët…
Plus kësaj, nisi një fushatë spastrimi “etnik” tek punonjësit, pa u bazuar në asnjë kriter profesional. Për më tepër; Heqje masive profesionistësh nga puna, pa mbështetje në asnjë strategji zhvillimi apo financiare, afatmesme apo aftgjatë, siç do duhej të funksiononte vërtet në një kompani e siç ndodh kudo në botë. Por mbi të gjitha e më flagrantja, pa asnjë vendimarrje tuajën si ‘Asamble e Aksionarëve’ të DigitAlb!
Mjafton të përmendim largimin e mbi 90% të Drejtorëve kryesorë të kompanisë, që bashkë edhe me kërkesat ULTIMATIVE për dorëheqje të menjëhershme deri edhe tek stafi ekzekutiv në bazë, arrijnë aktualisht në rreth 80 vetë!
Por ky spastrim po vazhdon dita ditës dhe fryma e pasigurisë që ka asgjësuar atë të familjaritetit që ekzistonte dhe e karakterizonte deri dje DigitAlb, shto këtu dhe uljet e rrogave në nivele ordinere, deri edhe tek shoferët, ka bërë që edhe ata të mbeturit ende momentalisht të jenë me CV në dorë, gati për të ikur sapo t’ju dalë alternativa e parë…
Tani, pavarësisht problematikave tuaja me ish-Administratorin, Albanin që gjithësesi për ne në ato vite ishte një lider; po me ne stafin ç’patët…?!
Tek e fundit të gjithë ne punonjësit e larguar deri më tani, që në fakt U PËRZUMË pa asnjë motiv mospërmbushjeje profesionale në gjithë këto vite pune, sakrifice e jete në DigitAlb, jemi gati 80 FAMILJE me gjithë peshat sociale që rëndojnë në Shqipëri. Si mundet që kështu befas, brenda ditës, të na kërkohet me detyrim të dalim në rrugë të madhe, ndërkohë që jemi familjarë me fëmijë për të rritur e shkolluar dhe kredi për të paguar…?!
Ka mes nesh nga ata që ishin të vetmit të punësuar nga pjesëtarët e familjes. Dhe tani s’janë më!
Me çfarë ta paguaj tani unë çerdhen e fëmijës tim?
Me çfarë ta paguajë ai tjetri qeranë e shtëpisë ku ka futur familjen apo ajo kolegia tjetër kredinë bankare, që tek e fundit i është miratuar me garancinë se punonte në DigitAlb?!
Ç’kusur kanë fëmijët tanë që tani s’mbajmë dot as premtimet që u kemi dhënë, edhe për shkollën e tyre…?!
Ça faji kemi që besuam tek ju?
Deri dje të gjithë ndiheshim krenarë në familjet tona sepse punonim në DigitAlb…
Deri dje në DigitAlb organizonim fushata bamirësie për familjet në nevojë…
Tani vetëm prej tekave të shfrenuara të një zonje, krejt ndryshe nga vizioni i themeluesit, DigitAlb ka arritur ne pikën që po nxjerr me radhë sa e sa familje në mes të rrugës, duke i detyruar të luftojnë deri për bukën e gojës!
Pse tani heshtni të gjithë dhe bëni sikur s’na njihni e as na keni parë kurrë?!
Kemi punuar per ju! Me vite! Me plot përkushtim!
Kishim investuar pasion e besim me punën tonë gjithë këto vite, duke refuzuar jo një herë edhe Oferta joshëse më të larta, pasi BESONIM në ëndrrën që po punonim të ndërtonim, në atë Platformë ku ju të gjithë jeni aksionarë, por jo pa përgjegjësi!
Po tani? Çfarë bëmë ne gabim, që pas gjithë atyre viteve punë, përkushtim e besim, nga ju aksionarë të merrnim këtë “shpërblim”…?!
Stafi i DigitAlb

 

 

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

KQZ u “mbyll derën” aleatëve të Bashës/ LSI: Nuk do të ndalemi

Publikuar

-

Nga

Mbledhja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dështoi pasi anëtarët e KQZ nuk u paraqitën, me përjashtim të kreut të saj, Klement Zguri. Duke qenë se nuk mund të ketë diskutime pasi nuk formohet kuorumi, mbledhja u anulua pa përcaktuar një datë tjetër se kur mund të mblidhet.

Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka i cili tha se mungesa është e qëllimtë dhe politike.

Caka tha se LSI-ja ditën e hënë do të sjellë kërkesën për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 13 tetorit.

“Në respekt të dekretit të Presidentit për caktimin e datës së zgjedhjeve në 13 Tetor dhe afatit në 2 gusht, LSI, PR dhe PAA paraqitën kërkesën për fillimin e procedurave. 30 qershori u shfuqizua si datë zgjedhjesh nga Presidenti. Vetëm Kushtetuesja mund të shprehet për dekretin e Presidentit. Mungesa e anëtarëve është e qëllimtë, politike.

Dekreti i Presidentit është në fuqi dhe ne do të respektojmë parashikimet. Do të sjellim të hënën kërkesën për regjistrimin në zgjedhje. Kodi parashikon që KQZ-ja ka detyrimin të nisë procedurat dhe së pari duhet të merrte parasysh kërkesën. Në Kolegj? Do të ndjekim të gjitha hapat. Prevalon Kushtetuta mbi lejen e tyre vjetore” tha përfaqësuesi i LSI-së, Muharrem Caka./CNA.al

LEXO TE PLOTE