LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama vijon me batutat/ Pyetja që vuri në siklet qytetaren

17 Tetor 2018, 08:54, Aktualitet CNA
Rama vijon me batutat/ Pyetja që vuri në siklet qytetaren

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në takimin me qytetarët që kanë marrë zgjidhje për problemin e tyre në platformën e bashkëqeverisjes, tha se platforma Shipëriaqëduam.al është miku më i mirë për zgjidhjen e problemeve. Kryeministri u shpreh se pas zgjidhjes së problemit nis edhe hetimi për të parë se kush ishte problemi.

Ndërsa më tej, Rama bëri një apel për ata që sipas tij jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe ankohen për pagat e ulëta.

Ndërkohë, një qytetar tha se ?Pas aplikimit në platformë, unë jam punësuar në një kompani dhe ju falënderoj për mundësinë.?

Por pas kësaj Rama e ka vënë në siklet, duke e pyetur se sa e ka rrogën.

Qytetarja pasi qëndroi e heshtur për pak, me gjysëm zëri u përgjigj ?600 mijë.?

?Po pse e thua me gjysmë zë. E paske rrogë të mirë. Se këta që jetojnë me lekët e mamit dhe babit dhe tallen me Iphone-t e tyre për punësimin duke thënë se pse mo jetohet me 240 mijë lekë? Ja rasti që kemi rrogë 600 mijë lekë se rroga jepet me atë që ofron.?-tha më tej kryeministri.

Lajmet e fundit nga