Connect with Us

Rama flet me shifra/ Zbulon sa do të rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

Aktualitet

Rama flet me shifra/ Zbulon sa do të rriten pagat për mësuesit, infermierët dhe ushtarakët

Publikuar

-

Pasditen e sotme në ambientete e Kryeministrisë është mbledhur Këshilli Ekonomik Kombëtar.

Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit 2019 do të jetë më i madh, pra prishmëria është 65.3% , me 2.55 të prodhimit të brendshëm bruto.

Më tej ai u shpreh se nga data 1 prill e vitit të ardhshëm do të rriten pagat për mësuesit 7%, infermierët 10% dhe ushtarakët 5-7%.

“Buxheti i 2019 është i gjashti që do aprovohet me propozim të qeverisë socialiste, kujtoj se në buxhetin e parë kishim detyrimin të përballeshim me shlyerjen e një stoku të konsiderueshëm borxhi të papaguar të qeverisë së mëparshme dhe kërcënimin e një kolapsi. Ky do të jetë buxheti më i madh. Këtë vit do të hyjë për herë të parë ceku i bebes. Dua të sqaroj edhe njëherë nëse janë binjakë apo trinjakë.

Për të gjitha rastet e binjakëve të dy marrin si të dytë dhe trinjakët si të tretë. Kështu që me jetë të gjatë dhe forca. Do të bëjmë edhe një rritje tjetër duke nisur nga 1 prilli, të gjitha kategoritë, qëllon një ditë përrallash, por për ne ka qëlluar që kemi pasur disa zhvillime pozitive, kështu ka qenë për rritjen e pagave. Për mjekët, infermierët, mësuesit dhe ushtarakët.  Në shëndetësi do të kemi rritjen më të lartë, 10%, në arsim 7% dhe ushtarakët 5-7%.

LEXO EDHE:  Rama i bën sërish ftesë Bashës/ Pendohet dhe fshin postimin

Buxheti i ri do të mbështesë një numër politikash të reja. Ka një hap për financimin e projektit të diasporës. Presim avancimin me kodin zgjedhor për sanksionimin e votës së emigrantëve. Investimet në infrastrukturë janë gjysmë miliard, rrugë kombëtare, ujësjellësa dhe rehabilitimin e rrjetit. Rindërtim të të gjithë rrjetit të qendrave shëndetësore, që do të jenë 100 për vitin tjetër dhe projekte të reja për spitale.

Gjithashtu kemi menduar edhe për transportin e fëmijëve dhe mësuesve. Pra fëmijët që e kanë shkollën më shumë se 2 kilometër larg dhe mësuesit që e kanë më shumë se 5 do t’i mundësohet transporti falas”,- u shpreh kryeministri Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Mbyllet procesi i votimit në qarkun e Beratit/ Ja sa ishte pjesëmarrja

Publikuar

-

Nga

Në qarkun e Beratit u mbyll procesi i votimit për kreun e ri të PD. Në garë ishte Lulzim Basha, Edith Harxhi, Fatbardh Kadilli dhe Agron Shehaj.

Ashtu si CNA.al e raportoi, në këtë qark ka pasur një tkurrje të anëtarëve në krahasim me vitin 2017.

Në degën e PD Berat ka pasur 25 mijë anëtarë, nga të cilët vetëm 1640 kanë qenë aktivë.

Kutive të votimit iu drejtuan 660 qytetarë, pra 40.2% e anëtarëve.

LEXO EDHE:  “Zbulohet” fundi i Ramës/Do përfundojë duke i rënë vetes në dy tëmthat!

LEXO EDHE:  Habit Manjani/ Meta në krye të KLSH-së?

Ndërsa në Skrapar nga 312 anëtarë që kanë qenë në total, u janë drejtuar kutive të votimit vetëm 93 veta ose 30% e tyre.

Në bashkinë e Poliçanit nga 253anëtar votuan vetëm 131persona ose 51.7%.

Në bashkinë e Dimalit  nga 1074anetar vetëm 500 të tillë votuan ose 51%.

Procesi i votimit u krye në mjediset e zyrave të PD.

Filloi në orën 8.00 mbaroi në orën 19.00./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon procesi i numërimit në Delvinë/ Ja kush kryeson

Publikuar

-

Nga

Kukësi vijon të mbetet bastion i djathtë/ Ja rezultatet e derimëtanishme

Në Delvinë ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e kryetarit të ri të Partisë Demokratike.

Në total ka patur 295 votues, nga ku Lulzim Basha ka fituar 205 vota, Agron Shehaj 57 vota, Edit Harxhi me 29 vota dhe Fatbardh Kadilli ka marrë vetëm 4 vota./ CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Përfundon numërimi në një tjetër bashki/ Agron Shehaj mund Lulzim Bashën

Edhe në Bashkinë e Selenicës ka përfunduar procesi i numërimit të votave për kreun e ri të PD.

Nga rezultati final, mësohet se në këtë bashki kryeson Agron Shehaj me 17 vota para.

Rezultati në Selenicë është 119 vota për Agron Shehaj, 102 vota për Lulzim Bashën, nga 1 votë për Fatbardh Kadillin dhe Edith Harxhin, ndërsa dy vota kanë dalë të pavlefshme./CNA.al

LEXO TE PLOTE