LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Marijuanë në dhomën e gjumit/ Shqiptari e pëson keq

17 Tetor 2018, 14:29, Aktualitet CNA
Marijuanë në dhomën e gjumit/ Shqiptari e pëson keq

Policia e Catanias ka arrestuar një 35 vjeçar shqiptar me iniciale E.M, pasi në banesën e tij në Etneo, gjetën 84 kg marijuanë.

Sipas  mediave italiane, shqiptari ndiqej prej kohësh nga policia, pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Autoritetet italiane u shprehën, se shqiptari e kishte fshehur drogën në dhomën e tij të gjumit.

Përveç lëndës narkotike, policia sekuestroi edhe të gjitha pajisjet që shqiptari përdorte për paketimin e marijuanës.

Pas llogaritjeve të bërë, policia italiane ka dalë në konkluzionin, se nëse droga e sekuestruar do të hidhej në treg, do të kapte vlerën e 600 mijë eurove. /CNA.al

Lajmet e fundit nga