Connect with Us

Makinë me dy shoferë/ “Fiks Fare” publikon gafën e Policisë Rrugore

Aktualitet

Makinë me dy shoferë/ “Fiks Fare” publikon gafën e Policisë Rrugore

Publikuar

-

Emisioni investigativ, “Fiks Fare” do të paraqesë sonte një gafë të policisë rrugore.

Kjo e fundit ka gjobitur si shoferë të mjetit, edhe drejtuesin e saj edhe pasagjerin. Në këtë mënyrë ajo e ka nxjerrë makinën me dy shoferë.

Njëri prej qytetarëve, të cilin e kishin gjobitur iu krijua një problem i madh, pasi si pasojë e kësaj mase administrative, i kishin bllokuar makinën. /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Ndërtim i paligjshëm/ Procedohen 31 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Publikuar

-

Nga

Akuzohen për ndërtim të paligjshëm/ Procedohen 32 persona, nën hetim 5 punonjës të bashkisë Kukës

Qeveria shpalli nisjen e aksionit për mbrojtjen dhe kontrollin e territorit, duke ka tërhequr vëmendjen policisë për këtë çështje.

Kjo ka bërë që policia e Kukësit të vihet në lëvizje dhe të procedojë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” 31 persona, të cilët kryesisht po ndërtonin shtëpi banimi 1 deri në 3 kate.

Mësohet se nga Seksioni i Për Hetimin e Krimit Ekonomik & Financiar, janë proceduar penalisht  dhe janë vënë nën hetim për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” 5 punonjës të bashkisë.

LEXO EDHE:  Aksident në aksin Korçë-Kapshticë/ Plagoset rëndë shoferi

LEXO EDHE:  Fiks Fare!/ Agjencitë e udhëtimit me 1200 euro të çojnë në vendet e BE-së pa asnjë dokument

Konkretisht janë ndëshkuar Drejtori i Urbanistikës pranë Bashkisë Has, Inspektori i IMT Bashkia Has, Kryeinspektor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit për Qarkun Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Kukës, Kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tropojë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Publikuar

-

Nga

Operacioni që vuri në pranga efektivin e RENEA/ Policia informacion zyrtar, ku shitej kokaina

Policia e Tiranës ka dhënë informacion në lidhje me operacionin ku u sekuestruan 1 kg kokainë, dhe u arrestua dhe një efektiv i RENEA-s.

Burime zyrtare bënë me dije se në kuadër të operacionit “Baron”, ranë në pranga 3 persona. Bëhet fjalë për shtetasit Ded Nimani, Luan Gaçi si dhe efektivi Xhuljo Liçin.

Njoftimi i policise

Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikeve Specialistët e Seksionit për Hetimin e narkotikëve në DVP Tiranë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “BARON”, në kuadër të të cilit u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit:

Luan Gaçi, 43 vjeç, banues në Vorë, Xhuljo Liçi, 28 vjeç (punonjës policie) banues në Fier dhe Ded Nimani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Mbi bazën e informacioneve të marra nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë se shtetasit D.M dhe L.G, në bashkëpunim me njëri-tjetrin merreshin me veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve konkretisht duke blerë kokainë në sasi 1 deri në 2 kilogramë, dhe më pas duke e shitur atë në zona të ndryshme të Tiranës, si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore, kanë organizuar punën duke i mbajtur nën vëzhgim.

LEXO EDHE:  Drejtonin automjetet pa targa dhe leje drejtimi/ Arrestohen tre persona

LEXO EDHE:  Fiks Fare!/ Agjencitë e udhëtimit me 1200 euro të çojnë në vendet e BE-së pa asnjë dokument

Në aksin rrugor Tiranë-Durrës, rruga e vjetër në zonën e Ndroqit, shtetasi Xhuljo Liçi dhe Ded Nimani, janë kapur në flagrancë së bashku me shtetasin Luan Gaçi, me një pako lëndë narkotike Kokainë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

Publikuar

-

Nga

Liria e medias, gazetarët dhe policia trajnohen së bashku

Shtetet e Bashkuara shënuan përmirësim, duke kaluar nga vendi i 48-të në vendin e 44-të vitin e kaluar, në renditjen për lirinë e medias të organizatës “Reporterët pa Kufij”. Por incidentet e dhunshme të kryera nga autoritetet dhe persona civilë kundër gazetarëve nxitën zyrtarët e zbatimit të ligjit në Xhorxhia për t’u bashkuar me një organizatë jofitimprurëse për një trajnim të përbashkët me gazetarët.

Për gazetarët në Uashington, viti filloi me sulmet ndaj Kapitolit në muajin janar. Më pas, një turmë pro ish-presidentit Trump kaloi barrikada, sulmoi gazetarët si dhe shkatërroi pajisjet e tyre.

Kjo dhunë ndaj gazetarëve erdhi pas verës së viti të kaluar, kur miliona njerëz protestuan për vdekjen e George Floydit në duart e policisë. Dhe policia gjatë këtyre protestave u përplas ndonjëherë me dhunë me protestuesit dhe median.

Kështu zyrtarët e zbatimit të ligjit në Xhorxhia dhe Shoqëria e Gazetarëve Profesionistë (SPJ) shqyrtuan mundësinë për një trajnim.

“Ajo që kemi këtu është një situatë proteste ku policia ka nevojë për të shpërndarë protestuesit. Ata po hyjnë në një zonë ku nuk duhet, ose gjërat kanë filluar të bëhen të dhunshme dhe protesta nuk është më paqësore”, thotë Charlotte Norsworth me Shoqatën e Gazetarëve Profesionistë.

Ish-presidentja e Organizatës së Gazetarëve Profesionistë në Xhorxhia, Charlotte Norsworth shfaqet në këtë video trajnimi si reportere para një turme protestuesish armiqësorë ndaj policisë.

Kursi në Qendrën e Trajnimit të Sigurisë Publike të Xhorxhias udhëzon të zbatohet ligji në vendin e konfliktit, por gjithashtu u mëson gazetarëve të respektojnë kufijtë ligjorë.

Chadd Wilson, është drejtori i divizionit për trajnimin bazë. Ai thotë se programi ndihmon në kapërcimin e ndarjes midis zbatimit të ligjit dhe mediave.

“Ju e kuptoni se nuk është vetëm një person me një mikrofon në fytyrën tuaj, ose nuk është vetëm një person me një aparat fotografik nga këndvështrimi ynë. Ata janë qenie njerëzore ashtu si ne. Dhe nga perspektiva e medias, mendoj se është e rëndësishme që ata të kuptojnë se ka një qenie njerëzore pas asaj mburoje dhe në fund të ditës të gjithë thjesht duam të bëjmë punën tonë”, thotë Chadd M. Wilson.

LEXO EDHE:  Ryshfeti 4 mijë euro/ Zbulohen emrat e dy prokurorëve që hetuan dosjen

LEXO EDHE:  Aksident në Lezhë/ Shoferja 25 vjeçare me urgjencë te Trauma

Norsworth dhe Wilson bien dakord se ka mosbesim në rritje midis gazetarëve dhe zyrtarëve të zbatimit të ligjit, pasi policia gjithnjë e më shumë është bërë objekt i protestave.

Të dy e cilësojnë këtë trajnim një hap të mirëpritur dhe në drejtimin e duhur.

“Unë mendoj se deri më tani ka qenë vendimi më i suksesshëm, se sa e menduam në fillim të trajnimit”

“Policia dhe gazetarët kanë të drejta që fillojnë dhe mbarojnë në afate shumë specifike. Është një rrugë me dy kalime që kërkon pjesëmarrje dhe respekt si nga policia ashtu edhe nga media. Nuk funksionon ndryshe.”

“Nëse nuk marrim asgjë tjetër përveç linjave të hapura të komunikimit nga kjo, unë mendoj se kemi bërë më shumë sesa shumë njerëz të tjerë kanë arritur ndonjëherë.”

Zoti Wilson thotë se trajnimi gjithashtu ekspozon oficerë nga zonat më rurale në praninë e mediave, që ata zakonisht nuk do të hasnin. Programi fizik është i ri, por modulet e trajnimit në internet janë në dispozicion për të gjithë zbatuesit e ligjit në Xhorxhia./ VOA

LEXO TE PLOTE