LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kendall Jenner është një nga ne! Supermodelja zbulon se çfarë bëjnë ish-et e saj në mënyrën më të paparë

17 Tetor 2018, 21:10, Aktualitet CNA
Kendall Jenner është një nga ne! Supermodelja zbulon se

Kendall Jenner dhe Hailey Baldwin, nuk janë vetëm dy supermodele por edhe mikesha shumë të mira. E për ta vërtetuar këtë të fundit, moderatori James Corden kishte menduar që në intervistën në makinë ?Carpool Karaoke? të vendoste edhe makinën e së vërtetës, që do të zbulonte nëse vajzat do të përgjigjen sinqerisht ose jo.

Hailey e pyet mikeshën e saj nëse ka krijuar ndonjë adresë falco për të zbuluar se çfarë bëjnë ish-të dashurit e saj.

Dhe Kendall nuk kishte ku të shkonte, u detyrua të tregonte të vërtetën.

?Ti e di përgjigjen e kësaj! Poo!!? ? u përgjigj Kendall, duke kujtuar se në listën e ish-të dashurve të saj përfshihet Harrys Styles, ASAP Rocky, Jordyn Clarkson dhe Blake Griffin.

Ndërsa pyetja e Kendall për Hailey-n, ishte nëse bashkëshorti i kësaj të fundit, pra Justin Bieber pëlqente Kendall Jenner.

?Sigurisht që po? ? iu përgjigj Hailey, por makina e së vërtetës zbuloi se kjo ishte një gënjeshtër dhe dy mikeshat filluan të buzëqeshnin.

Lajmet e fundit nga