LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fiks Fare publikon skandalin/ Policia gjobit pasagjerin si shofer, sekuestron makinën

17 Tetor 2018, 19:22, Aktualitet CNA

?Fiks Fare? denoncoi veprimet e Policisë Rrugore të Tiranës, e cila ka ndaluar një mjet dhe u ka vendosur gjobë të dy udhëtarëve si shoferë.

Preng Gjomarkaj u ankua se i kanë bllokuar mjetin e tij për gjoba të papaguara. Ai thotë se, në mars të vitit 2017, e ka ndaluar Policia Rrugore e Tiranës dhe Policia Bashkiake, ku ka marrë një gjobë nga Policia Bashkiake për marrje pasagjeri. E ka paguar pas gjysmë ore gjobën e Policisë Bashkiake, ndërkohë Policia Rrugore i ka vendosur një gjobë pasagjerit për mosvendosje të rripit të sigurisë. Gjoba shkon në komisionin e Policinë Rrugore në Tiranë, ku 3 anëtarët e komisionit gabojnë; pasagjerin e bëjnë shofer!

Pra automjeti, në datën 20 mars 2017, sipas dy gjobave nga Policia Bashkiake dhe ajo Rrugore, drejtohej nga dy persona të ndryshëm, në të njëjtin vend, në të njëjtën orë!

?Tani, unë sa herë dal në xhade më ndalon policia dhe më thonë se ke gjobë të papaguar, pasi gjoba e pasagjerit është vendosur me targën e mjetit tim? thotë ai.

Më tej, qytetari shton se ?tani më thonë gjoba e papaguar, se është targa e mjetit tim. Mjetin e drejtoja unë dhe ajo verifikohet se kemi marrë të dy të njëjtën gjobë, në të njëjtin moment, por është edhe filmimi që kanë bërë ata pa rrip. Ata kanë filmimin se ai është në sediljen e parë dhe nuk është shoferi. Unë gjobën time e kam paguar për 1 orë, personi tjetër e ka pasur për komision. Unë erdha te Policia Rrugore në Tiranë dhe më thanë gjobën do ta paguash ti, se ka qenë në makinën tënde. Më thanë shko merrja lekët. Tani automjeti është në pikën e bllokimit që në datën 19 shtator. E kam takuar drejtorin e Policisë Rrugore dhe më ka thënë paguaje ti gjobën. Unë kërkoj që të rregullohet gabimi që kanë bërë komisionerët. Me qenë në një vend tjetër duhet të më dëmshpërblejnë?, përfundon Preng Gjomarkaj.

Bashkë me qytetarin, gazetarët e ?Fiks Fare? i drejtohen Policisë së Shtetit, ku iu pohohet se për të gjithë informacionin për rastin e zotit Preng duhet të bëjnë një kërkesë zyrtare. Kërkesën duhet ta dorëzonin në Policinë Rrugore të Tiranës dhe në varësi të përgjigjes, duhet të shkonin sërish në Policinë e Shtetit për të marrë një përgjigje përfundimtare.

Por, qytetari ka shkuar disa herë në Policinë Rrugore të Tiranës, e cila i ka bërë me dije se duhet të bëjë kërkesa, ku i kanë thënë edhe në Policinë e Shtetit. Qytetari shkon në Policinë Rrugore, ku takon një punonjës policie. Ky punonjës i thotë se për gabimet që ka bërë komisioni, vendimi nuk mund të kthehet dhe duhet të bëjë kërkesa që të lajmërojë eprorët.

?Ato janë punët e komisionit dhe komisioni përbëhet nga një kryetar dhe dy anëtarë. Sepse për këtë rast është bllokuar edhe mjeti, për këtë gjobë. Tani, nëse do të bëjmë zhbllokimin e këtij mjeti, është apo s?është e drejtë kjo, është vendosur apo s?është vendosur kjo, do të bësh ankesë në Policinë Rrugore, sepse kanë kaluar të gjitha afatet?, thotë punonjësi.

Pas kësaj përgjigjeje, qytetari shkon sërish në Policinë e Shtetit dhe takon sërish një punonjës policie. Ai i thotë se ka diçka që nuk shkon, por duhet të bëjë sërish kërkesa. Krahas qytetarit, ?Fiks Fare? bën një kërkesë zyrtare në Policinë Rrugore në Tiranë. Policia ktheu përgjigje në datën 8 tetor, ku thotë se ?gabimi është bërë nga anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Shkeljeve Rrugore?.

Ndërkohë, kjo drejtori thotë se për heqjen e gjobës duhet t?i drejtohemi me një kërkesë Drejtorisë së Përgjithshme Rrugore.

Zoti Prenga ka shkuar në Drejtorinë e Përgjithshme, ka bërë një kërkese dhe në datën 9 tetor, ajo drejtori i ka kthyer përgjigje, ku thotë se ?organi administrativ me kryetar Armand Konin duhet ta kishte marrë parasysh procesverbalin e konstatimit dhe jo të cilësonte me vendimin e gjobës, se Bitraj nuk ishte shofer, por pasagjer. Policia ka filluar procedim disiplinor ndaj 3 anëtarëve të komisionit për shkelje të rënda disiplinore?.

Pas gjithë kësaj sorollatje dhe pas 27 ditësh, qytetari merr më në fund makinën e bllokuar, ku nuk paguan as gjobën, as parkimin, pasi gabimi është bërë nga Policia Rrugore e Tiranës. ?Faleminderit Fiks Fare për durimin që patët për të ndjekur rastin tim?, tha qytetari.

Lajmet e fundit nga