LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ekspertiza për audio-përgjimin “Babale”/ Pse Rama fsheh provat?

17 Tetor 2018, 10:06, Aktualitet CNA
Ekspertiza për audio-përgjimin “Babale”/ Pse Rama fsheh

Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili vijon të hedhë akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama dhe prokurorisë.

Në një deklaratë për mediat nga selia e LSI-së, Vasili ka reaguar me tone të ashpra ndaj prokurorisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me ekspertizën e audio-përgjimit për çështjen ?Babalja? ku implikohet në pazare droge Agron Xhafaj, vellai i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sipas Vasilit, prokuroria e ka pranuar që ekspertiza ka paqartësi.

?Shqiptarët duhet ta marrin vesh se kryeprokurorja e konsideron kryeministrin si palë private, lidhur me ekspertizën për audio-përgjimin. Rama me provat nga privati, por që nuk i dorëzon. Nga një privat që ka bërë një analizë private! Prokuroria thotë se kryeministri ka çuar provën, por që është e paqartë për provën. Prokuroria ka nxjerre nje akt të paligjshëm ?, tha Vasili.

Më tej, Vasili akuzoi Prokurorinë se është vënë në shërbim të plotë të Edi Ramës.

Ai rikujtoi skandalin e vitit të kaluar kur Rama u bëri thirrje policëve që të lënë kapelet dhe të mbledhin vota për PS. Edhe në këtë rast tha Vasili, prokuroria i mbylli hetimet me justifikimin se Rama ka kërkuar falje në rrjetet sociale.

Lajmet e fundit nga