LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit Ngjela/ Rama nuk është figura më e fortë në PS, është dikush tjetër

16 Tetor 2018, 15:51, Aktualitet CNA
Trondit Ngjela/ Rama nuk është figura më e fortë në PS,

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se figura  më e fortë brenda radhëve të PS, nuk është kryeministri Rama, por ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Gjatë një interviste në emisionin ?Top Talk? në Top Channel, Ngjela tha se Xhafaj, është i fortë pa u bërë kryeministër sepse ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve.

?Figura më e fortë në PS është Fatmir Xhafaj. Është i fortë pa u bërë kryeministër. Ka mbrojtjen e ndërkombëtarëve, të amerikanëve?, u shpreh Ngjela.

Gjithashtu gjatë fjalës, se tij ai nënvizoi  se edhe Rama ka qenë i implikuar kur doli ?Babalja?, duke tentuar një krizë me Xhafajn, por u detyruar shpejt t?i dalë në mbrojtje.

?Në momentet kur doli ?Babalja? Rama krijoi krizën me Xhafën, e pastaj doli dhe foli se ka qenë zëri i manipuluar. E kur ka thënë që ka qenë zëri i manipuluar, jam i bindur që ia ka kërkuar FBI, sepse analizën e spektrale të zërit e bën për 10 minuta?, – tha avokati më tej./ CNA.al

Lajmet e fundit nga