LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sot do të festonte ditëlindjen, Arbana Osmani dedikim prekës për Tanin e Topit

16 Tetor 2018, 10:29, Aktualitet CNA
Sot do të festonte ditëlindjen, Arbana Osmani dedikim prekës

Ditën e sotme, themeluesi i Top Media-s, Dritan Hoxha, do të festonte 50-vjetorin e lindjes së tij. Ndër të parat që e kujtoi këtë ditë ishte moderatorja e njohur e Top Channel, Arbana Osmani.

Në një postim në Instastory, ajo publikoi një foto të vjetër të Tanit të Topit, i cili ishte duke fryrë tortën me qirinj të ditëlindjes së tij vite më parë.

“Gëzuar ditëlindjen superman.”- shkroi moderatorja në postim.

Kujtojmë se ditën e djeshme, vajza e Dritanit, Sara, rrëfeu për herë të parë në një intervistë marrëdhënien që kishte me të atin dhe dashurinë dhe mallin e madh që ka për të.

Lajmet e fundit nga