LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherri mes PS dhe PD në Bruksel/ Ish-ministri zbulon prapaskenat

16 Tetor 2018, 12:02, Aktualitet CNA
Sherri mes PS dhe PD në Bruksel/ Ish-ministri zbulon prapaskenat

Ish-ministri i Drejtësisë në qeverinë ?Rama 1?, i cili vinte nga radhët e LSI-së, Ylli Manjani ka reaguar në lidhje me sherrin e djeshëm mes PD dhe PS në Parlamentin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani e quan gabim sjelljen e opozitës, ndërsa thekson se ?Për aq kohë sa (me të drejtë) nuk kuvendon me Taulantët këtu në Shqipëri, nuk mund të shkojë të ankohet në Bruksel. Ska llogjikë!?

?Ça mesazhi po japim?! Në Shqipëri nuk bashkëpunojmë me krimin, por në Bruksel takohemi me të, qoftë dhe për t?u ankuar?!  Gabim dhe i rëndë madje! Le të shkojë vetë Taulanti atje! Vendet bosh të opozitës flasin më shumë sesa ankesat! ?-shkruan më tej Manjani.

Postimi i plotë:

Opozita bën gabim që shkon në Bruksel si ?opozitë? e Taulantit!!!

Për aq kohë sa (me të drejtë) nuk kuvendon me Taulantët këtu në Shqipëri, nuk mund të shkojë të ankohet në Bruksel. Ska llogjikë!

Ça mesazhi po japim?! Në Shqipëri nuk bashkëpunojmë me krimin, por në Bruksel takohemi me të, qoftë dhe për t?u ankuar?!

Gabim dhe i rëndë madje!

Le të shkojë vetë Taulanti atje! Vendet bosh të opozitës flasin më shumë sesa ankesat!

Ndarja e mendjes është ajo që pret shumica dërrmuese që nuk është me qeverinë e Taulantit!

O Kjo qeveri është krimi dhe nuk takohemi me të, ose takohemi pavarësisht akuzave dhe kauza e krimit nuk ekziston…!

Ndajeni mendjen!

Lajmet e fundit nga