Connect with Us

Rrëfimi tronditës i nënës me tre fëmijë/ Rama vihet me “shpatulla pas muri”

Aktualitet

Rrëfimi tronditës i nënës me tre fëmijë/ Rama vihet me “shpatulla pas muri”

Publikuar

-

Në vijim të ritualit të tij të përditshëm, kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në rrjetet sociale një video nga punimet në rrugën kombëtare të Dibrës. Rama shkruan se kjo rrugë ka qenë e shkatërruar prej dekadash, ndërsa i është nënshtruar rikonstruktimit.

“MIRËMËNGJES dhe me kënaqësinë që pas Rrugës së Arbërit, u çel edhe kantieri i rrugës kombëtare Burrel-Klos, e shkatërruar dhe braktisur prej dekadash, ju uroj një ditë të mbarë” – thuhet në postimin e Ramës.

Por pas postimit të Ramës, qytetarët kanë shpërthyer në kritika ndaj kreut të qeverisë.

“Mirë, por rruga Berat-Fier është akoma ajo e “1930-ës”! Rrugë kombëtare me interes strategjik për turizmin dhe mbi të gjitha për bizneset agro-ushqimore që rriten përditë, eksportojnë në BE, paguajnë taksa, por nuk kanë rrugë!”-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër qytetare, shkruan se është nënë e tre fëmijëve dhe është pa punë, edhe pse ka mbaruar arsimin e lartë. Ajo thekson se i ka dërguar letra disa herë kryeministrit dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje. “Pershendetje Z,Kryeminister !
Urime dhe shume Suksese ju uroj per cdo insiative te ndermare nga Ju….
Jam nje nene e tre femijeve te mitur nga qyteti i Elbasanit.
Ju kam derguar disa letra ku shpreh deshiren, dhe nevojen per te punuar por deri tani skam marre asnje pergjigjje dhe vendosa tju shkruaj ketu.
Kam mbaruar studimet e larta bachelor ne shkollen Aleksander Xhuvani “Cikli i Ulet Parashkollor
Master ” Drejtim Administrim Arsimimi”
Mora pjese ne Portalin Online ku dola FITUESE,
Kam marre pjese ne Koferenca Shkencore,
Dhe per mua nuk ka vende pune, femijet e mi duan te ushqehen , te vishen e te arsimohen ku te ardhurat e familjes time mbulohen nga nje perkrahje sociale me 5400 leke ne muaj, A mundet qe nje Familje prej 5 anetareve tia dali muajit me buk…me kaq pak te ardhura ??
Ju lutem Z, Kryeminister ceshtjen time po jua besoj ju ….Beni dicka per femijet e mij…
Me sh, respekt: Valbona Xhika.”-shkruan komentuesja.

LEXO EDHE:  LSI akuza Ramës/ "Shqiptarët kanë vetëm një armik"

Ndërsa një tjetër shkruan “Pak më shpejt me rruget z.kryeministër. Zhavorr e Cakull të bardhë kemi boll, Nuk i falet ministrisë përkatëse të kete këtë gjendje rruga Burrel-Klos, në 5 vite qeverisje most ë hidhet një lopatë…të paktën zhavorr.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Publikuar

-

Nga

Deputetja socialiste humb vëllain nga koronavirusi/ Prek me dedikimin

Deputetja socialiste Vila Bello, ka humbur sot vëllain si shkak i koronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë deputetja në një postim në rrjetet sociale, ku ka prekur miqtë virtualë me një dedikim.

Mësohet se Drini Bello ka humbur betejën me virusin e padukshëm në një moshë të re, ndërsa deputetja thotë se e kishte jo vetëm si vëlla por edhe si shok.



“Të njoha si djalin e madh të shtëpisë, Drini Bello, po në jetën time me familjen tënde, tonën të madhe, ishe shoku e vëllai im i madh. Unë sot të humba, vëlla! Do na mungosh shumë!
Të qoftë dheu i lehtë, i miri Drin!”, shkruan, ndërsa pak minuta më parë ka bërë një tjetër postim ku njofton se ceremonia funerale do të zhvillohet vetëm nga familjarët.

LEXO EDHE:  Nga Qamil Xhani / Llum, Llum!

LEXO EDHE:  Rritja e papunësisë nga pandemia/ Rama nxjerr shifrat

“Hidhërimi dhe dhimbja jonë për humbjen e Drinit, babait, bashkëshortit, birit, vëllait tonë të veçantë janë të pafjala. Duke respektuar gjithë miqësinë e respektin e miqve e familjarëve për Drinin tonë të mirë, si dhe për shkak të situatës, dita sot do jetë familjare.

Nesër nga ora 9:00 – 12:00 do të jemi te shtëpia funerale “Alba”, për t’i dhënë lamtumirën e fundit Drinit të buzëqeshur në shpirt e mendim! Prehu në paqe ti, njeriu ynë i veçantë!”, nënvizon Bello./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Covid jashtë kontrollit/ Paralajmëron ish ministri: Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë

Publikuar

-

Nga

Covid jashtë kontrollit/ Paralajmëron ish ministri: Po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë

Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, ka qenë i ftuar pasditen e sotme në rubrikën “Opinion”, në News 24, ku mes të tjerave ka folur për situatën e Covid-19.

Ai shprehet se kapaciteti i dy spitaleve po shkon drejt ezaurimit dhe sipas tij po shkojmë drejt një katastrofe të vërtetë.

“Gjendja nga koronavirusi është shqetësuese. Është shqetësuese se 1 në 5 të testuar dalin pozitiv me Covid-19. Nëse bëhen shumë teste, do të thotë se dalin më shumë persona pozitiv me Covid-19.



Është paralajmëruar edhe nga autoritetet se po shkon drejt ezurimit sistemi ne 2 spitalet, po shkojnë drejt ezurimit të sistemi. Në këtë rast pastaj do të jetë një katastrofë e vërtetë.Në të gjitha vendet janë nxjerrë mësime në momentin që pati një rënie të lehtë.

LEXO EDHE:  A po organizon Ben Blushi një “bërthamë anti-kryeministër” ne Top Channel?

LEXO EDHE:  Nga Qamil Xhani / Llum, Llum!

Le të shpresojmë se janë të vërteta lajmërimet për nxjerrjen e një vaksine.E vërteta është se të gjitha qeveritë e vendeve të pasura, kanë vënë buxhete shumë të mëdha për vaksinën. Mobilizimi i laboratorëve dhe industrisë më mbështetje, është diçka që mund të arrihet”, tha Mustafaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Publikuar

-

Nga

Foto-Video/ Bashkia Kavajë fillon punimet në mes të sezonit turistik, pishat e rrëzuara bllokojnë rrugën

Në mes të sezonit turistik, pa asnjë njoftim, Bashkia Kavajë ka nisur punimet për sistemimin e rrugës në zonën e njohur tek Viena, në plazhin midis Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës.

Siç mund të shikohet dhe nga pamjet e siguruara nga CNA.al, bashkia ka nisur dhe prerjen e pishave, duke bllokuar rrugën kryesore.



LEXO EDHE:  Rritja e papunësisë nga pandemia/ Rama nxjerr shifrat

Sikur të mos mjaftonte kaosi i shkaktuar dhe pa asnjë njoftim, mungon dhe prezenca e punonjësve të policisë, çka e bën edhe më të koplikuar situatën, duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve./CNA.al


LEXO TE PLOTE