Kryesore Show Biz
Pse Meghan dhe Harry lajmëruan shtatzëninë në ditën më të keqe të mundshme?

Pasi Harry dhe Meghan Markle lajmëruan ditën e sotme se ishin në pritje të një foshnjeje dhe se Meghan ishte në javën e 12-të të shtatzënisë, të shumta kanë qenë komentet e bëra në media, në lidhje me ditën e dhënie së këtij lajmi.
Madje, ka pasur nga ata që e kanë quajtur edhe si një ogur të zi për foshnjën që do të vijë në jetë, pasi dita e zgjedhur për të dhënë lajmin e shtatzënisë, cilësohet si një datë jo e mbarë.
Më konkretisht, përdoruesit e rrjeteve sociale shprehen se “Duka dhe Dukesha e Sussex kanë gjetur ditën më të keqe të vitit për të dhënë lajmin e gëzuar”.
15 Tetori është Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Shtatzënive të papërfunduara dhe Foshnjave që kanë vdekur duke ardhur në jetë.
Ndërkohë, dita e sotme shënon edhe përfundimin e javës sensibilizuese të foshnjave të vdekura, e cila mbahet çdo tetor, nga data 9 në 15.


Miqtë e reperit Stresi, Anxhelo Koçi, Ergys Shahu dhe Flor Bana ishin të ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për promovimin e klipit të ri “Vetëmasaj”.
Anxhelo dhe Flori njihen për disa bashkëpunime të suksesshme me reperin e njohur Stresi, ndaj Bieta nuk ngurroi t’i pyeste për këtë të fundit.
Ata zbuluan se Stresi do të publikojë shumë shpejt këngën e radhës.
“Fola pak para ca ditësh dhe më tha që ishte duke shkruajtur një këngë që ka me Anxhelon dhe po presim sa të dalë që ta regjistrojmë dhe ta xhirojmë”, tha Flori.
Rikujtojmë se reperi ndodhet në burg prej 4 muajsh pas arrestimit për armëmbajtje pa leje.
Kryesore Show Biz
“Pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një…!” Sabri Fejzullahu rrëfen publikisht pengun më të madh të jetës

Këngëtari i mirënjohur Sabri Fejzullahu përgjatë një interviste në programin e së premtes, në RTSH, “Lart e poshtë”, ka rrëfyer pengun e tij më të madh në jetë.
“Peng në zemër e kam, pse nëna Shqipëri nuk ma dhuroi një pasaportë shqiptare. E di pse? Ma do zemra ta kem një pasaportë si shqiptar. Unë i marr vizat gjithandej dhe këtu i falënderoj të gjitha ambasadat që janë në Kosovë, kurrë në jetë nuk i refuzuan vizën as mua, as familjarëve të mi. Unë kam dëshirë, kam dashur, e dua dhe e kam peng që ta kem një pasaportë shqiptare”, ka pohuar Sabriu.
Rikujtojmë se pak ditë më parë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka pajisur me pasaportë shqiptare këngëtaret nga Kosova, Mihrije Braha dhe Shyhrete Behlulin, po ashtu dhe reperin Gold AG.

Diellza Kolgeci do të rikthehet shumë shpejt në ekran.
Lajmin e ka dhënë Olti Curri, i ftuar sot në emisionin e Rudina Magjistarit.
Bukuroshja shqiptare ka në plan t’i rikthehet ekranit shumë shpejt, pas lindjes së fëmijës së saj të parë.
Pak ditë më parë Diellza zbuloi edhe gjininë e fëmijës që po pret në një festë “BabyShower”, në të cilën u mësua se është në pritje të një vogëlusheje me partnerin e saj Fisnik Rugova.
Sot Olti Curri tregoi edhe një detaj të ri për bebushin që do të vijë në jetë shumë shpejt. Vogëlushja është shumë e gjatë, duke pasur parasysh që Diellza është mbi 1,80 metra dhe partneri i saj është 2, 07 metra.
Diellza ka shtuar 13 kg gjatë shtatzënisë por fakti që është elegante dhe e gjatë e bëjnë të mos e tregojë shumë shtimin në peshë.
Partneri i Diellzës është basketbollist dhe është 11 vite më i ri se ajo.
Burime pranë çiftit kanë treguar se Diellza dhe basketbollisti njihen prej shumë vitesh duke qenë se të dy jetojnë në Prishtinë, megjithatë lidhja e tyre e dashurisë ka nisur vetëm një vit më parë.
-
Aktualitet1 hour ago
KUJDES! Këto shenja të horoskopit do të përballen me sfida të vështira në ditët e ardhshme!
-
Life Style2 hours ago
Këto janë risitë që “WhatsApp” do të sjellë përgjatë këtij viti
-
Aktualitet16 hours ago
19 modelet më të bukura të këpucëve dhe balerinave për të zëvendësuar çizmet tani që po ngrohet koha
-
Aktualitet16 hours ago
5 gabimet që bëjmë kur thajmë flokët me tharëse në shtëpi
-
Aktualitet21 hours ago
ALBtelecom prezanton shërbimet dixhitale inovative të Lifecell
-
Life Style23 hours ago
Samsung prezanton super smartfonin e palosshëm, por kushton sa “qimet e kokës”
-
Kuriozitete23 hours ago
Gjendet bleta më e madhe në botë, është një femër “beqare” që jeton vetëm
-
Kuriozitete1 day ago
Mund t’ju duket e çuditshme, por ja 8 gjërat që pamja e jashtme thotë për ju!