LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngërçi në drejtësi/ Gjykatat e Apelit drejt shkrirjes

16 Tetor 2018, 08:42, Aktualitet CNA
Ngërçi në drejtësi/ Gjykatat e Apelit drejt shkrirjes

Reforma në Drejtësi, përtej ?suksesit? të madh të pretenduar, më shumë në fakt duket se ka sjellë një ngërç në sistemin e drejtësisë.

Pas fenomenit, që u shkri Gjykata e Lartë dhe ajo Kushtetuese, pasi një numër gjyqtarësh nuk e kaluan Vettingun, të njëjtin ?fat? duket se do të kenë edhe Gjykatat e Apelit.

Rasti i parë, është Korça, ku dy gjyqtarë kanë ikur, Entela Prifti dhe Sotiraq Sokoli.

Entela Prifti, kryetare e Gjykatës dhe Sotiraq Lubonja i cili kandidonte për një post në institucionet e reja të drejtësisë, nuk mundën të kalojnë Vettingun. Pra, nga 6 anëtarë që ka trupa e gjykatës e Korçës, do të ketë vetëm 4 gjyqtarë.

Kjo gjykatë mund të quhet tashmë e shkërrmoqur. Afatet kohore dhe problematikat e ndryshme do të lindin ditë pas dite, të cilat fillojnë me mungesën e dy gjyqtarëve.

Minimalisht duhet të shkojnë gjyqtarë nga gjykatat e tjera që të plotësohen trupat. Por, të paktën do të dyfishohet koha. Gjykata e Apelit është në një ngërç total dhe një problematikë të madhe.

Por, tashmë përveç asaj të Korcës, të gjithë krerët e gjykatave të apelit duhet të kalojnë në Vetting. Çfarë do të thotë se me standardin që është vendosur, shumica e tyre vështirë se e kalojnë Vettingun. Ndërkohë që Gjykata e Apelit në Korçë është futur në ngërç, pas kësaj do fillojnë mos të funksionojnë as Gjykatat e tjera të Apelit, dhe reforma në drejtësi nga një ?sukses? i madh i pretenduar po kthehet në një hall të madh për qytetarët, pasi thjeshtë dhe vetëm do të ketë vonesa dhe mungesa pa fund në shqyrtimin e çështjeve. Kjo situatë do të vijojë deri në gjetjen e një zgjidhje, dhe zgjidhja duket se është në ?kalendrat greke?.

Në Shqipëri Gjykatat e Apelit janë: Gjykata e Apelit Durrës, Gjykata e Apelit Gjirokastër, Gjykata e Apelit Korçë, Gjykata e Apelit Shkodër, Gjykata e Apelit Tiranë, Gjykata e Apelit Vlorë, Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda.

Pra, ekzistojnë 7 Gjykata Apeli me një numër total prej 89 gjyqtarësh, dy prej të cilëve kanë ikur, dhe të tjerë do ti nënshtrohen Vettingut. Me standardin e vendosur, duket se Vettingu do të ?presë të tjera koka?, dhe Gjykatat e Apelit duket se do shkojnë drejt kaosit.

Ndërkohë që Vettingu ka shkarkuar gjyqtarë dhe prokurorë, nuk janë bërë emërime të reja, gjë që do të thotë shtim të numrit voluminoz të dosjeve të pashqyrtuara dhe të problematikave për qytetarët./CNA.al

Shkatërrohet edhe Gjykata e Apelit në Korçë

Lajmet e fundit nga