Connect with Us

Kaos në qarkullim/ Bllokohet rruga nga kthesa e Rinasit deri në Fushë-Krujë

Aktualitet

Kaos në qarkullim/ Bllokohet rruga nga kthesa e Rinasit deri në Fushë-Krujë

Publikuar

-

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor bëjnë të ditur se si rezultat i fillimit të punimeve për rehabilitimin e segmentit rrugor Vorë-K/Rinasit-Fushë Krujë, do të ketë bllokimin e qarkullimit nga kthesa e Rinasit deri në Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit të ARRSH, duke filluar nga data 16 tetor 2018 do të fillojë dhe faza dytë e nderhyrjes për kryerjen e punimeve rehabilituese në segmenti rrugore nga Kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje.

ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor dhe respektimin ne menyre rigoroze sinjalistiken provizore te vendosur dhe udhezimet e policise rrugore ne terren. Segmenti i sipercituar do te jete i bllokuar per te gjitha mjetet gjate perjudhes se kryerjes se punimeve.

Automjetet e vogla rezident te zones mund te vazhdojne te perdorin segmentin rrugor nga kthesa e Rinasit deri ne Fushe Kruje

Mjetet e transportit te mallrave/kamionet qe udhetojne nga Shkodra, Lezha ne segmentin Milot – Fushe Kruje ne drejtim te Tiranes dhe Durresit duhet te ndjekin drejtimin te Kamzes dhe te vazhdojne udhetimin nepermjete Autostrades.

Sic edhe eshte njoftuar me pare Dogana e Tiranes eshte e aksesueshme nga nga ana e Vores. Mjetet mund te aksesojne Doganen vetem nepermjete segmentin rrugor Vore – Dogana e Tiranes per te kryer sherbimet Doganore dhe te kthehen perseri ne drejtim te Vores.

LEXO EDHE:  Seriali i arrestimeve për grabitjen e Rinasit/ Reagon Rama

Rruga eshte e hapur gjithashtu per te gjitha automjetet qe duan te kryejne sherbimet e Kontrollit Periodik ne qendren SGS vetem nepermjete drejtimit te Fushe Krujes.

Punonjësit e autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe firmave të mirëmbajtjes do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut.

Ju kërkohet drejtuesve të mjeteve që të respektojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor, sinjalistikën provizore të vendosur në segmentet ku do të punohet dhe udhëzimet e policisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbardhet formula e Ramës për Kodin Zgjedhor/ Lista 100 % të hapura, ku fshihet dhe hilja e ndryshimeve

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Rama tek selia e PS

Zbardhet  formula e kryeministrit Edi Rama se si do të bëhet shpërndarja e deputetëve tashmë me lista të hapura.

Së pari, siç thuhet në dokumentin e lexuar nga gazetarja e ABC Neës, Esiona Konomi, votuesi do të zgjedhë partinë dhe më pas do të shënojë me kryq vetëm një nga kandidatët që do të ofrojë partia në fjalë.

Por këta kandidatë, do të jenë renditur nga kryetari sipas preferencës së tij, preferencë e cila do të jetë përcaktuese kur të shpallet lista e deputetëve fitues.

Pra, lista do të jetë parimisht 100 % e hapur.

Pasi të mbyllet votimi, si fillim do të bëhet numërimi i votave për partitë, duke llogaritur se sa mandate fiton secila.

Pastaj do të llogaritet se kush janë emrat fitues për atë parti.

Por si do të bëhet kjo llogari? Këtu fshihet dhe hilja e këtyre ndryshimeve, të cilat tregojnë se emrat e renditur nga kryetari i partisë në fillim të listës janë të mbrojtur dhe me shanse të larta për të fituar.

Për shembull marrim qarkun e Shkodrës që ka gjithsej 11 mandate dhe çdo parti ka dorëzuar një listë me nga 11 kandidatë të renditur me preferencë kryetari e jo me short apo rend alfabetik.

Nëse Partia Socialiste në qarkun Shkodër ka marrë 50 000 vota dhe ka fituar përmes tyre 5 mandate, llogaritet se një mandat deputeti korrespondon me 10 mijë vota.



Deri në këto momente  fitues llogariten 5 kandidatët që kryetari i partisë ka renditur të parët.

LEXO EDHE:  Grabitja e Rinasit/ Lleshaj sulmon median

LEXO EDHE:  Vorë, fiton Fiqiri Ismaili i PD

Sipas Abc news, renditja mund të prishet vetëm nëse poshtë vijës së kuqe ka kandidatë që janë votuar më shumë se sa ata që janë sipër vijës.

Po kjo nuk mjafton. Përveçse më të votuar, emrat poshtë vijës që të kalojnë në listën fituese duhet të kenë kaluar dhe pragun e votave mesatare. (Në rastin e shembullit tonë duhet të kenë marrë të paktën 10 001 vota).

Në këtë rast, kandidati kalon në listën fituese duke spostuar emrin e fundit të renditur nga partia në pjesën fituese (gjithnjë nëse është më i votuar se sa ai). Pra sipas këtij shembulli, digjet i rendituri i 5-ti. Tjetri sposton të 4-tin, e me radhë.

Pra emrat e votuar më shumë se mesatarja që janë poshtë vijës së kuqe, “vrasin” me radhë nga fundi të preferuarit e kryetarit. Kjo bën që të renditurit në fillim ta kenë thuajse të garantuar fitoren, raporton abcneës.al.

Një grua brenda listës preferenciale nuk mund të spostohet nga një kandidat burrë, por vetëm nëse një kandidate grua poshtë vijës së kuqe ka më shumë se numri mesatar i votave me të cilin partia në fjalë ka fituar një mandat.

Në këtë mënyrë, socialistët i japin zgjidhje edhe “merakut” të tyre për barazinë gjinore.

Ngelet për tu parë nëse kjo formulë e shkruar nga mazhoranca do të pësojë ose jo ndryshime gjatë tryezës së negociatave në Këshillin Politik.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Surprizon kryeministri Zaev/ Greqia e gatshme për t’i ofruar Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut vaksinën e COVID-19

Publikuar

-

Nga

Zaev

Kryeministri maqedonas, Zoran Zaev ka treguar  se kryeminstri grek, Kyriakos Mitsotakis është treguar i gatshëm për të ofruar vaksinën e COVID-19  Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Greqia nëpërmjet BE do të marrë vaksinën ndaj COVID-19 e krijuar nga Universiteti i Oksfordit në fund të këtij viti. Por tashmë BE ka dhënë mundësinë që vendet partnere, jo në BE mund ta përfitojnë në rast se u jepet si donacion nga vendet e BE, u shitet prej tyre, ose ua jep vetë OBSH.



“Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis u tregua i gatshëm që Greqi, si vend anëtar i BE të ofrojë vaksinën kundër covid-19 Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore, pasi vaksina do arrijë fillimisht në vendet anëtare e më pas tek kandidatët për integrim. Për mua, kjo deklaratë është një provë e miqësisë së mirë”. – tha Zaev.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Shqiptarët në kampin “Al Hol”/ Meta: Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët në kampin “Al Hol”?! Meta/ Kjo punë nuk shpjegohet në publik

Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, Presidenti Ilir Meta u pyet  lidhur me fatin e shqiptarëve, që ndodhen në kampin “Al Hol”, në Siri.

Presidenti ka refuzuar të jap detaje dhe e ka konsideruar një çështje mjaft sensitive që sipas tij nuk mund të trajtohet në publik.



“Kjo është një çështje mjaft sensitive. Për shkak të specifikave që ka nuk mund të trajtohet në publik. Ky ka qenë një shqetësim i madh për mua. Pata fatin të takoj Alvin dhe Afrim Berishën, që për fat të mirë iu rikthye djali dhe shpresojmë që të gjithëve t’iu rikthehen të afërmit e tyre, por kjo punë nuk shpjegohet në publik”, tha Meta.

LEXO TE PLOTE