LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Formalizimi i mediave online/ Analisti tregon qëllimin e fshehur të Ramës

16 Tetor 2018, 17:23, Aktualitet CNA
Formalizimi i mediave online/ Analisti tregon qëllimin e fshehur të

Analisti Andi Bushati, ka komentuar nga studio e lajmeve të News24, iniciativën e Ramës për formalizimin e portaleve, në kuadër të paketës anti-shpifje.

Sipas Bushatit, e gjitha kjo është propagandë e radhës e Ramës, i cili hap çështje të reja për të shmangur skandalet e qeverisë.

Ndër të tjera Bushati ka thënë se në shënjestër është e vërteta dhe jo portalet.

?Në shënjestër është e vërteta, jo portalet. Ishim në sfondin e skandalit të Xhisielës dhe Babales. Prokuroria ishte e përfshirë dhe policia dilte e zbuluar. Përballë publikut dilte kriminalizmi. Përballë këtyre Rama hap dy çështje të tjera. Formalizimi i portaleve mendoj se është për të shmangur skandalet. Me urdhër të Ramës del një listë me media online të cilat i kishin letrat në rregull, por dalin si jo në rregull. Ato media kanë marrë domenin, janë regjistruar. Ky është një debat shterpë për të shmangur çështjet e tjera. Shpifja tani dënohet dhe ne kemi ligje të rënda për të dënuar shpifjen. Ky debat është shterpë për të ndarë opinionin se kush janë shpifësit dhe kush janë në anën e të vërtetës?-tha Bushati.

Ndërkohë përsa i përket shfaqjes së NIPT-it në portal, analisti është shprehur, se mediat online nuk janë bulmetore që të varin etiketën.

?Media nuk është bulmetore që të varë tek cepi dyqanit etiketën. Keni parë ndonjë media jashtë vendit të bëjnë një gjë të tillë. Formalizimi i portaleve mendoj se bëhet për të provokuar debat shterpë. Rilindja e ka harxhuar të gjithë arsenalin e propagandës. Pasi ka humbur betejën me realitetin, Rama po humbet edhe betejën e propagandës. Në asnjë vend të botës kryeministri nuk u flet policëve për shpifjen. Mbyllja e mediave online është proces i vështirë dhe platforma kundër shpifjes është e pakuptimtë. Nuk besoj se do ngrihet strukture serioze kundër shpifjes, por më duket si një fishekzjarr?, u shpreh Bushati. /CNA.al

Lajmet e fundit nga