LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deklarata e fortë e Ngjelës/ Do ketë ndryshime rrënjësore në politikë, më i rrezikuari Rama

16 Tetor 2018, 16:09, Aktualitet CNA
Deklarata e fortë e Ngjelës/ Do ketë ndryshime

Avokati Spartak Ngjela ka thënë se formimi i BKH dhe SPAK do të sjellë ndryshim rrënjësor në arenën politike.

Gjatë një interviste në emisionin ?Top Talk? në Top Channel Ngjela  ka thënë se nga kjo gjë  të dyja palët janë të rrezikuara, e sipas tij nga mazhoranca ai që rrezikon më shumë është kryeministri Edi Rama.

?Më i rrezikuari nga mazhoranca është Rama, të tjerët nuk i shoh edhe aq. Sepse ai nuk ka stabilitet në qëndrimin pro-amerikan?.

Ndërsa i pyetur nga gazetari  Denis Dyrnjaja, se çfarë po bën Rama sipas këndvështrimit të tij, Ngjela u përgjigj duke thënë se kryeministri mezi e prishi marrëveshjen me Bashën.

?Marrëveshjen e ka kërkuar Rama, jo Basha. Por nëse e ka kërkuar ai, pse e prishi marrëveshjen. E thjeshtë ia ka kërkuar një forcë madhore. Pyetini Ramën kur e ka thënë dhe ku e gjeti kurajën që e ka kërkuar. Kjo ka qenë marrëveshja në 5 orëshin e famshëm. Këtë e prishi Rama, me vullnetin e tij, apo me kërkesë ultimative të amerikanëve, kjo nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që e ka prishur?, – tregoi më tej ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga