LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ARMO/ Drejtoresha e KLSH zbulon sa miliardë lekë i janë falur kompanisë

16 Tetor 2018, 10:37, Aktualitet CNA
ARMO/ Drejtoresha e KLSH zbulon sa miliardë lekë i janë falur

Në Komisionin e Ekonomisë ka marrë pjesë edhe drejtoresha e KLSH-së, Manjola Naço, e cila gjatë raportit për buxhetin faktit të 2017 u ndal edhe te amnistia fiskale.

Naço ka theksuar se vetëm ARMO-s i janë falur 10.7 miliardë lekë ku përfshihen detyrime, penalitete dhe kamatvonesa, ndërsa shtoi se kjo vlerë borxhi do të mbetet jashtë regjistrave të shtetit.

Kujtojmë këtu se ARMO, por edhe dy kompanitë që morën me qira një pjesë të aktivitetit të saj janë kanë falimentuar, ndërsa kanë miliona euro borxhe.

?Konstatohet se gjatë realizimit të amnistisë fiskale, janë fshirë nga regjistrat e borxhit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, detyrimet e akcizës për 49 tatim pagues me vlerë 12.3 miliardë lekë, prej të cilave vetëm ARMO në vlerë rreth 10.7 miliardë lekë, (këtu përfshihen detyrime, penalitete dhe kamatvonesa). Problematika e trajtuara më hollësisht në këtë raport, ndërmjet DPT, DPD dhe MFE, ka rezultuar në cregjistrimin e këtij borxhi nga regjistrat dhe sistemi i DPT pa u realizuar procesi i transferimit të tij tek DPD, dhe duke bërë që kjo vlerë borxhi të mbetet jashtë regjistrave të shtetit dhe rrezikuar kështu interesat e ligjshme të tij?,-tha Naço.

Lajmet e fundit nga