LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e forta/ Kush është deputeti me pesë mbiemra

16 Tetor 2018, 13:26, Aktualitet CNA
Akuzat e forta/ Kush është deputeti me pesë mbiemra

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen e djeshme mes PD dhe PS në Parlamentin Europian.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha hedh akuza të forta ndaj mazhorancës qeverisëse, ndërsa shkruan se ky ishte një tjetër akt fatal kundër integrimit në Bashkimin Europian.

Më tej në postimin e tij, Berisha i drejton akuza të forta kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, për të cilin thotë edhe se ka pesë mbiemra.

?Ajo qe ndodhi dje ne Parlamentin Europian eshte e pashembullt ne historine e atij parlamenti sepse kurre ndonjehere nje vend nuk i ka lejuar vetes te perfaqesohet nga nje njeri me pese mbiemra siç eshte rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.?-shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë:

Kalbesira kundermon ne Parlamentin Europian!

Nje akt tjeter fatal kunder integrimit ne Bashkimin Europian.

Te dashur miq, ajo qe ndodhi dje ne Parlamentin Europian eshte e pashembullt ne historine e atij parlamenti sepse kurre ndonjehere nje vend nuk i ka lejuar vetes te perfaqesohet nga nje njeri me pese mbiemra siç eshte rasti Yaris/Bego/Hoxha Gjura Jaupllari.

Ky akt i denoncuar nga opozita, e cila ka paraqitur fakte dhe dokumenta se vetem me famozin Bego, Taulant Yaris ka bere 24 rruge jashte shteti, ka tronditur thelle Parlamentin Europian dhe mjerisht edhe shanset e Shqiperise qe kerkon te integrohet duke perdorur pasaportat diplomatike te politikaneve ne sherbim te trafikanteve dhe ngarkesave te tyre te droges!

Ngjarja e djeshme ne Parlamentin Europian eshte nje apel, kushtrim per mbare shqiptaret te permbysim sa me pare kete klike kriminale ne pushtet per te çelur rrugen e mbyllur prej saj te integrimit europian. sb

Lajmet e fundit nga