LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

50 persona sulmojnë komisariatin në Athinë/ Plagosen 4 policë

16 Tetor 2018, 10:20, Aktualitet CNA
50 persona sulmojnë komisariatin në Athinë/ Plagosen 4

Komisariati që ndodhet në qendër të Athinës ka rënë pre e një sulmi me molotov, mbrëmjen e djeshme.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga mediat vendase mësohet se sulmi është bërë nga një grup anarkistësh, prej 50 personash që kundërshtojnë politikat qeveritare.

Si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur 4 efektivë, tre prej të cilëve u transferuan në spitalin ushtarak, ndërsa efektivi i katërt kishte plagë të lehta.

Gjithashtu bëhet e ditur se shoqata e Policëve të Athinës do të organizojë një protestë në mbrojtje të uniformave blu./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga