LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhet lista me portalet e paregjistruar/ Mes tyre edhe emra shumë të njohur të ekranit

15 Tetor 2018, 09:36, Aktualitet CNA
Zbardhet lista me portalet e paregjistruar/ Mes tyre edhe emra shumë

AKEP në një njoftim për shtyp ka nxjerre listën e parë të portaleve që u kerkohet regjistrimi brenda 72 orësh pranë QKB-së.

Në listë bien në sy që të paregjistruara janë portalet që kanë pas emra të mëdhenj si Blendi Fevziu, Alfred Peza, Ylli Rakipi, Skënder Minxhozit etj.

AKEP i?u bën thirrje të gjithë personave që kane lidhje me portalet e mëposhtme, që të pajisen me nipt në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe brenda 72 orësh të deklarojnë niptin përkatës në seksionin Kontakt të faqes së tyre online:

Lista:

Pas skadimit të këtij afati, AKEP do të mbyllë çdo portal online që është i paregjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Por, këtu çështja nuk është vetëm te portalet. Shumë prej tyre kanë emisione, dhe fshihen pas tyre, por aty është një staf që punon, që duhet t?ju paguhen sigurimet. Është biznes më vete, sepse ata ndërhyjnë në tregun e të ardhurave.

Këtu ka një listë emrash e cila është publikuar nga AKEP, por lista është pjesërisht e saktë dhe duhet marrë me rezerva.

Disa prej tyre figurojnë të regjistruar, po në disa raste mund të ketë keqkuptim, pasi kompania mund të mos ketë të njëjtin emër si portali.

Kompanitë që zotërojnë këto portale gjenden te AKEP-it, por duhet gjendur emrat në QKB dhe të krahsaohen me të dhënat e AKEP-it.

Nga ana tjetër këta emra janë shumë pak, sepse janë rreth 700 portale lajmesh të ndryshme, shoë bizz, lifestyle, sporti, portale emisionesh, personazhesh të ndryshëm, etj. Dhe kjo listë është shumë e vogël dhe ka parregullsi. Lista mund të ishte dhjetëra herë më e gjatë dhe mund të kishte më shumë emra.

Lajmet e fundit nga