LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Trondit mjeku/ Në kampet greke janë përdhunuar fëmijë

15 Tetor 2018, 17:35, Aktualitet CNA
Trondit mjeku/ Në kampet greke janë përdhunuar fëmijë

Organizata jo qeveritare, ?Mjekët pa Kufij? ka dhënë alarmin se  në kampet e refugjatëve në Greqi janë përdhunuar edhe fëmijë 5 vjeç.

Kjo ngjarje ka ndodhur në ishullin e Lesbosit.

Sipas koordinatorit të Mjekëve pa Kufij për Greqinë, Declan Barry, në këto kampe kanë ndodhur 21 përdhunime, midis tyre janë  përdhunuar edhe dy fëmijë 5 vjeç.

?Ka shumë vuajtje në kampin e Morias. Dhe fakti që kjo vuajtje dhe kjo dhunë po ndodh për shkak të një politike evropiane, e bën këtë akoma më të papranueshme?,- ka thënë Barry./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga