Foto+18/“Mbreti” që shkon ushtar
Dan Bilzerian, milioneri që e rrethon veten me modele dhe që...
Ish-Kryetari dhe katër drejtues të Bashkisë Dibër janë kallëzuar në prokurori nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.
Në bazë të auditimit të KLSH, këta persona kanë abuzuar me detyrën dhe i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 71.8 milion lekëshësh.
KLSH konstatoi gjithashtu shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit dhe vlerësimin e ofertave ekonomike.
Hetimi i KLSH
Me Vendimin nr. 121, datë 06.09.2018 të Kryetarit të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit dhe me shkresën nr. 545/10, datë 06.09.2018, me qëllim përmirësimin e gjendjes i janë rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ, si dhe masa për shpërblimin e dëmit ekonomik të shkaktuar në vlerën totale 71,8 milionë lekë (nga të cilat mbi 2,6 milionë lekë, në mos mbajtjen e penaliteve për punime jashtë afatit, 17,6 milionë lekë për mos aplikimin e TVSH-së në zbatimin e kontratave për punë publike dhe 51,552,315 lekë në përzgjedhjen e gabuar të ofertave fituese në procedurat e prokurimit), si dhe për përdorimin e fondeve publike pa ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet në vlerën 204,2 milionë lekë.
Gjatë auditimit, KLSH konstatoi shkelje dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurimit publik, kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave ekonomike, duke vepruar me dy standarde vlerësimi, në zbatimin e investimeve, etj.
Më konkretisht:
? Në procedurën e prokurimit me objekt: ?Ndërtimi i Shkollës së Mesme të Përgjithshme Maqellarë?, për vlerën prej 79,675,817 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 7 operatorë ekonomikë (5 prej tyre nuk kanë paraqitur oferta) dhe kanë paraqitur oferta 1 bashkim i operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 1 operator ekonomik (OE), është skualifikuar me të drejtë BOE për mungesë dokumentacioni dhe është kualifikuar OE që ka mungesa të theksuara në dokumentacion.
? Në procedurën e prokurimit me objekt: ?Rinovimi i infrastrukturës së bulevardit ?Elez Isufi?, rrugës ?Safet Zhulali? dhe rrugës së ?Muzeut?, për vlerën prej 92,272,248 lekë, në të cilën kanë marrë pjesë 2(dy) bashkime të operatorëve ekonomikë(BOE) dhe 5(pesë) operatorë ekonomikë(OE), janë skualifikuar me të drejtë 4 OE dhe 2 BOE për mungesë dokumentacioni dhe është shpallur fitues operatori ekonomik që rezulton me mungesa të theksuara në dokumentacion.
Të tria procedurat e mësipërme të prokurimit të hapur, me fond limit me vlerën 345,438,973 lekë dhe oferta fituese në vlerën 339,269,335 lekë, me një diferencë më pak nga fondi limit (kursim) në vlerën 6,169,638 lekë, ose në masën 1.7%, i kanë shkaktuar një dëm ekonomik Buxhetit të Shtetit në të tri procedurat në shumën rreth 51,6 milionë lekë, si rezultat i diferencës ndërmjet vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të kualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të lartë) dhe vlerës së ofertës të operatorit ekonomik të skualifikuar padrejtësisht (me vlerë më të ulët), duke sjellë shpenzimin e më shumë fondeve buxhetore dhe shpallje fitues të operatorëve ekonomikë që nuk kanë plotësuar Dokumentat Standardë të Tenderimit(DST).
Nga auditimi i zbatimit të punimeve civile të kontratës me objekt ?Rinovim i infrastrukturës së bulevardit ?Elez Isufi?, rrugës ?Safet Zhulali? dhe rrugës së ?Muzeut?, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt ?Sistemim asfaltim i rrugëve në lagje ku ka mbaruar ujësjellësi?, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt ?Sistemim asfaltim rruga Borde ? Peshkopi, Nj.A. Luzni?, Bashkia Dibër, të kontratës me objekt ?Sistemim asfaltim rruga Staravec-Shimçan-Zimur?, Bashkia Dibër dhe të kontratës me objekt ?Ndërtimi i shkollës së mesme të përgjithshme Maqellarë?, Bashkia Dibër, rezultuan në total diferenca në volume pune të pakryera në fakt në vlerën 17.6 milionë lekë me TVSH.
Këto dhe shumë shkelje të tjera të konstatuara janë veprime në kundërshtim me Ligjin nr. 9643 ?Për prokurimin publik?, datë 20.11.2006, i ndryshuar, neni 1 ?Objekti dhe qëllimi?, pika 1, 2/a/b/c/ç/dh, neni 2, ?Parimet e përzgjedhjes?, neni 24 ?Anulimi i një procedure prokurimi?, neni 46 ?Kualifikimi i ofertuesve?, pika 1 dhe neni 53 ?Shqyrtimi i ofertave?, pika 3; 5.
Për këto shkelje, KLSH, me shkresën nr. 545/11 datë 06.09.2018 ka depozituar kallëzim penal pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër ndaj H.F., me detyrë ish Kryetar i Bashkisë Dibër, në cilësinë e Titullarit të Autoriteti Kontraktor, L.C., me detyrë Drejtor Finance, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave(KVO), K.S., me detyrë ish-Përgjegjës Sektori në Drejtorinë e Kujdesit Social, në cilësinë e anëtarit të KVO, K.R., me detyrë ish-Përgjegjëse e Burimeve Njerëzore, në cilësinë e anëtares së KVO dhe Z.GJ., me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Kulturës, Edukimit, Komunikimit dhe Çështjeve Gjinore, në cilësinë e anëtares së KVO, për konsumimin e elementëve të veprave penale ?Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tender apo ankande publike? dhe ?Shpërdorimit të detyrës?, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal. KLSH, me qëllim përmirësimin e situatës, i ka rekomanduar Bashkisë Dibër masa me karakter organizativ në lidhje me eliminimin e praktikave që kanë sjellë impakt negativ në Buxhetin e Shtetit, kryesisht në fushën e tatim taksave, si dhe të ardhura të munguara në vlerën 30 milionë lekë. /CNA.al
Dan Bilzerian, milioneri që e rrethon veten me modele dhe që...
Pedagogu i Universitetit të Tiranës Arlind Qori është shpreh...
Kryeministri Rama vijon të manipulojë opinionin publik, me q...
Avokati Altin Goxhaj bëri një sondazh për mënyrën sesi kryem...
Një adoleshent në Luiziana fluturoi përmes një stuhie rërë m...
Diplomati dhe publicisti, Shaban Murati ka treguar se në dat...
Pas sherrit mes PD dhe PS në komisionin e PE, ku opozita bra...
Qeveria po bën disa lëvizje të tilla, si regjistrimi i porta...
Raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein ka reaguar në l...
Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vijuar përplas...
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pritet të dëshmojë d...
Për hapjen e Urës së Ibrit, në Mitrovicë do të mbahet një ce...
Gënjeshtarët janë shumë herë më të vështirë për t’u dalluar ...
Ka kërkuar gjithmonë ta thërrasin John, të mbajë flokë të sh...
Pas zërave të shumtë, zyrtarisht: Meghan Marke dhe princ Har...
Të gjesh dashurinë e vërtetë në ditët e sotme është bërë ako...
Disa ditë më parë qarkulluan lajme se një ndër çiftet e pref...
Drake ka pohuar për herë të parë atësinë e djalit të tij me ...
Nicole Scherzinger është rikthyer në qendër të mediave rozë ...
Ariana Grande dhe Pete Davidson i kanë dhënë fund fejesës dh...
Është një politikan që teksa flet për politikë, prodho...
Në redaksinë e emisionit ka ardhur një video, që tregon fe...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një mësuesi me probleme ...
Fiks Fare bisedoi edhe me Drejtoreshën e Komitetit Shqipta...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia në Shkodër ka mundur të arrestojë shtetasin N. L.,...
Policia dhe FNSH kanë kryer kontrolle të befasishme di...
Gazetari Sokol Bregu foli për zhdukjen e Ervis Martina...
Policia ka arrestuar në Lezhë shtetasin Xh. S., 36 vjeç, i...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte ...
Lufta në Ukrainë është në ditën e 764-t të saj. Dhjetë...
Trupat e dy personave janë nxjerrë nga një kamion i ku...
Kërcënimi i Rusisë duke përdorur sulme kibernetike, pr...
Katër persona, përfshirë një adoleshente, u vranë dhe të p...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...
Programi i “Transportit Hekurudhor” kishte 4.1 miliard...
Teksa në Tiranë çmimet e zarzavateve dhe perimeve në shkur...
Sot, më 28 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...