LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ronela Hajati, tejet guximtare: Publikon foton e pasaportës kur ishte vetëm 15 vjeç dhe nuk njihet!

15 Tetor 2018, 08:10, Aktualitet CNA
Ronela Hajati, tejet guximtare: Publikon foton e pasaportës kur ishte

Ronela Hajati tregoi se kishte qënë viktimë e bullizmit për shumë vite, pasi siç tregon ajo ishte një vajzë që i ishte përkushtuar vetëm mësimeve. Plot humor, Ronela përshkroi veten adoleshente duke mos harruar vetullat e bashkuara apo flokët si Elton Deda, pasi ishte metalare.

Dhe ende pa nisur ta imagjinonim si ajo ka qenë, këngëtarja vendosi të publikojë një foto pasaporte ku është 15 vjeç. Ronela shfaqet e veshur me uniformën e shkollës, që në ato vite ishte një këmishë e bardhë dhe një kollare në ngjyrë të zezë, ndërsa poshtë ka veshur një golf në ngjyrë të verdhë. Pa make up dhe me flokët e zeza me onde, këngëtarja shfaqet duke buzëqeshur.

?Si janë 15-vjeçaret sot, si kam qenë unë? ? shkruan Ronela Hajati.

Ronela publikon foton në ditën e sotme, ku shfaqet pa make up dhe me vetulla të pastruara.

Lajmet e fundit nga