LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Padrino i baronit të drogës, të ikë nga delegacioni”/ PS-PD përplasen edhe në PE

15 Tetor 2018, 13:03, Aktualitet CNA
“Padrino i baronit të drogës, të ikë nga

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike kanë vijuar përplasjet edhe në mbledhjen e Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar Shqipëri-BE, në Bruksel.

Mësohet se përplasjet kanë ndodhur pasi PD kërkoi zyrtarisht edhe në Parlamentin Europian, largimin e Taulant Ballës si bashkëkryetar i delegacionit shqiptar në PE.

Nënkryetari i delegacionit nga opozita, deputeti Genc Pollo ka thënë në fjalën e tij se opozita ka bërë një kërkesë për përjashtimin e Taulant Ballës nga delegacioni shqiptar, pasi akuzohet për lidhje me krimin e organizuar.

?Është e padenjë që Balla të jetë bashkëkryetar. Është e padenjë që të kemi një padrino të baronit të drogës në presidium. Trup për maxhorancën në Tiranë që nuk e ndërroi. Turp për ne të gjithë, po e toleruam edhe në Bruksel. Me Ballën në majë të pirgut s’ka kuptim deklarata e sotme kundër drogës e pro negociatave. Eurodeputetët janë të sikletosur nga Balla. Ç’të bëjmë, zemë hundën me dorë e vazhdojmë punën. Eurodeputetët kërkojnë zyrtarisht shpjegime për skandalet e Ballës. Balla pasardhës i denjë i Tahirit në këtë Komision; si Tahiri të largohet! Dhe do të largohet. Kjo është e fundit mbledhje e Parlamentit ku Balla është bashkëdrejtues.?-është shorehur Pollo.

Ka qenë kryetarja e delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin Parlamentar të Stabilizim-Asociimit, BE-Shqipëri, eurodeputetja Monika Macovei, e cila i ka ndërprerë fjalën Pollos, duke i kujtuar se akuzat e tij janë provuar si të pavërteta.

?Këto që thoni, është provuar që nuk janë të vërteta.?-ka thënë europdepuetja, Monika Macovei.

Ndërkohë, pas denoncimit të deputeti demokrat Genc Pollo për Taulant Ballën, përfaqësuesit e opozitës janë larguar nga mbledhja.
Nga ana tjetër Balla ka thënë se shfaqja e deputetëve të opozitës në PE po turpëronte vendin, dhe i kërkoi Lulzim Bashës të urdhërojë deputetët që të tërheqin kërkesën e tyre në Parlamentin Europian./CNA.al

Lajmet e fundit nga