Aktualitet
“Le të më bëhet gjyqi këtu”/ Balla sfidon Bashën nga Brukseli

Pas sherrit mes PD dhe PS në komisionin e PE, ku opozita braktisi edhe punimet, ka reaguar kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.
Deputeti i PS-së Taulant Balla, njëherësh edhe bashkëkryetar i Komisionit të Përbashkët Ndërparlamentar të Shqipërisë, nga Brukseli ai tha se betejat mes kampeve politike duhet të lihen në Shqipëri.
Po ashtu Balla sfidoi hapur Lulzim Bashën, ndërsa u shpreh se nëse ndonjë nga akuzat që lëshoi deputeti i PD-së Genc Pollo është e vërtetë, ishte i gatshëm që t’i bëhet gjyqi në Luksemburg.
“Ne duhet të lëmë betejat tona në Shqipëri, dhe këtu të bashkojmë forcat me ju. Nëse 1% kaq është shumë 1 në 1 mln nga gjithcka sa tha z. Pollo jam gati të më bëhet gjyqi ne gjykaten e Luksemburgut”, tha ai.
“Ata duhet të votojnë bashkë me mua ligjin e Magjistraturës. Dy vite me parë votuam reformën në drejtësi. Ishte Kukan, Fleckenstain, por ka shumë ligje në parlament që kërkojnë shumicë të cilësuar në parlament kolegët ne parlament duhet të kuptojnë se nëse duan të vijnë në pushtet vihet me zgjedhje të lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira. Ndryshimi nuk behet me marrëveshje por përmes votës se popullit dhe te kesh zgjedhjet e lira ne thamë se duhet te bëjmë ndryshimet ne kodin zgjedhor. Drafti është këtu, unë dua t’ju jap një kopje gjithçka është aty nga A te ZH. Vettingu po vazhdon gjysma e tyre që e kanë kaluar, për fat të keq ose për fat të mirë. Faleminderit për angazhimin tuaj. Ju e doni vendin tim më shume se opozita jonë”, tha ai.
“Padrino i baronit të drogës, të ikë nga delegacioni”/ PS-PD përplasen edhe në PE
Fleckenstein “shuplakë” politikës/ Nuk jam prokuror, më sillni provat
Lajme të Rekomanduara:

Agron Gjekmarkaj si Fahri Balliu i III-të
Një analist i ardhur gjatë kohës së opozitës së Partisë Demokratike, fillimisht një kritik i ashpër i Lulzim Bashës, njeri që kishte nxjerrë shpatën dhe...

Kontrabandë dhe shpërdorim detyre/ Arrestohen 2 policë dhe 2 doganierë në Korçë
Në kuadër të luftës kundër kontrabandës dhe veprimeve abuzive në pikat kufitare në të gjithë vendin, nga informacionet e mara në rrugë operative dhe në...