LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa anti-shpifje/ Ndoka tregon qëllimin e vërtetë të Ramës

14 Tetor 2018, 14:50, Aktualitet CNA
Paketa anti-shpifje/ Ndoka tregon qëllimin e vërtetë të

Kreu i Partisë Demokristiane dhe njëherazi aleat i Bashës, Nard Ndoka, ka komentuar nismën e kryeministrit Edi Rama për paketën anti-shpifje.

Duke folur nga studio e lajmeve e Ora News, Ndoka është shprehur se Rama hap gjithmonë fronte demagogjike dhe mediatike për të zhvendosur vëmendjen diku tjetër.

Sipas tij ky ligj nuk ka sens, pasi vetë deputetët kanë një lloj imuniteti që i mbron.

?Për hir të realitetit edhe kryeministri e ka të qartë se ne e kemi një ligj që dënon shpifjen. Por gjithmonë kryeministri hap fronte të reja demoagogjike, mediatike, për të zhvendosur vëmendjen dikut tj. Në kët sens unë besoj që ato akuza që janë politike kanë një lloj imuniteti. Vetë deputetët kanë një lloj imuniteti, nuk ka sens të ketë dicka të tillë?, tha Ndoka. /CNA.al

Lajmet e fundit nga