LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paketa anti-shpifje/ Goxhaj zbulon lojën e ndyrë, që po luan Basha me Ramën

14 Tetor 2018, 10:37, Aktualitet CNA
Paketa anti-shpifje/ Goxhaj zbulon lojën e ndyrë, që po luan

Avokati Altin Goxhaj është shprehur se goditja që po i bën PD ligjit të Edit për shpifjen është 100% e gabuar, e deformuar dhe e vet sabotuar dhe nuk besoj se e bën nga amatorizmi, por i ka të gjitha gjasat të jetë e qëllimtë.

Në një postim në rrjetet sociale Goxhaj ka thënë se Edi nuk po përdor Kodin Penal, por atë Civil si bazë referenciale, kurse PD, e cila është nën drejtimin e Lulzim Bashës thotë se, po përdor kodin penal.

?PD po mbush mediat me argumenta referuar legjislacionit penal ndërkohë Edi po luan në terrenin e legjislacionit civil! Loja e PDsë duke iu referuar ndërkombëtarëve për Kodin Penal i mban ata larg pasi Edi flet për referenca ndaj Kodit Civil! Ky është avantazhi i vetëm i Edit: deformimi i argumentave nga Opozita!!!?, – ka shpjeguar ai më tej.

Postimi i plotë

Nga Levizja AntiSoros:

SI PO E SABOTON PD REAGIMIN NDAJ PAKETËS SË EDIT PËR SHPIFJEN:

Goditja që po i bën PD ligjit të Edit për shpifjen është 100% e gabuar, e deformuar dhe e vetsabotuar dhe nuk besoj se e bën nga amatorizmi por i ka të gjitha gjasat të jetë e qëllimtë!

Edi nuk po përdor Kodin Penal por atë Civil si bazë referenciale! PD përdor Kodin Penal!

Është vazhdim i maskarallëkut të Majlinda Bregut ku PD s’mbajti kurrë asnjë qëndrim pasi draftin e saj e kish përgatit Soros! Ishim ne jashtë PD që e rrëzuam për 3 vjet rrjesht duke i vënë pikat mbi “i” duke ndërgjegjësuar ndërkombëtarët që e rrëzuan pa ekuivok për 3 vjet rrjesht 3 herë që u paraqit! Të ishte për PD kishim dështuar (përjashtim bën veç deputeti Luciano Boci i cili luajti një rol të fortë por personal duke na dhënë ne mundësinë institucionale që të luanim një rol të fortë në Komisione Parlamentare dhe për pasojë të ndërgjegjësonim dhe ndërkombëtarët për shkeljen e të gjitha standardeve të BE për lirinë e shprehjes)

PD po mbush mediat me argumenta referuar legjislacionit penal ndërkohë Edi po luan në terrenin e legjislacionit civil!

Loja e PDsë duke iu referuar ndërkombëtarëve për Kodin Penal i mban ata larg pasi Edi flet për referenca ndaj Kodit Civil!

Ky është avantazhi i vetëm i Edit: deformimi i argumentave nga Opozita!!!

Ka vite që ndodh ky avaz!

Ndaj në fund Tetori bëhuni gati: #Hidhni_Lulin_ne_Lane që në Dhjetor të hedhim Edin!!!/ CNA.al

Lajmet e fundit nga