Aktualitet
Materniteti i Durrësit me pajisje të reja/ Manastirliu: Investime në 11 spitalet rajonale

Spitali i Durrësit është pajisur me aparatura të teknologjisë së lartë në shërbimin onkologjik, në patologji, maternitet dhe konsultorin e nënës dhe fëmijës.
“Kujdesi për nënën dhe fëmijën është në qendër të politikave tona shëndetësore, ndaj po investojmë për fuqizimin e materniteteve me aparatura moderne, për të garantuar shërbim cilësor dhe afër vendbanimit”, tha Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë vizitës në spitalin e Durrësit.
Ky spital është pajisur me pesë ekografi të teknologjisë së lartë, inkubatorë të lëvizshëm, inkubatorë transporti dhe një sërë pajisjesh moderne që rrisin cilësinë e diagnostikimit dhe kujdesit për nënën dhe fëmijën.
Ministrja Manastirliu u shpreh se po investohet për fuqizimin e 11 spitaleve rajonale.
“Jo vetëm spitali i Durrësit por të gjitha spitalet rajonale janë pajisur me aparatura të telnologjisë së lartë. Ne po investojmë për rijetësimin e materniteteve në të gjithë vendin”.
Brenda këtij viti hapen maternitetet e reja të Korçës dhe Sarandës, ndërsa po bëhen projektet, për të vijuar me investime të munguara ndër vite në disa spitale rajonale dhe bashkiake, si në Lezhë, Berat, Mat, Pogradec, etj.
Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
Lajme të Rekomanduara:

53 emrat e listës fituese të Lulzim Bashës
Lulzim Basha po paraqet ditë pas dite listën e tij të kandidatëve fitues në zgjedhjet e 25 prillit. Fiton apo jo opozita, Luli çdo ditë...

Zbulohet kandidatja surprizë e Lulzim Bashës
Partia Demokratike, duket se ka vendosur të na surprizojë edhe këtë herë me kandidatët e saj për zgjedhjet e 25 prillit. Bëhet fjalë për një...