LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gjendet një kafkë njeriu në kufirin me Greqinë/ Ja dyshimet e para të policisë

14 Tetor 2018, 20:11, Aktualitet CNA
Gjendet një kafkë njeriu në kufirin me Greqinë/ Ja dyshimet

Një punëtor pastrimi në Prevezë të Greqisë është përballur me një skenë të tmerrshme.Teksa ai po pastronte një kanal me kazëm, ka zbuluar një kafkë njeriu.

Ai ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka nisur hetimet. Ndërkohë kafka është dërguar në një laborator në Athinë për ti bërë analizat, shkruan Shqiptarja.com.

Autoritetet greke dyshojnë se kafka mund ti përkasë 26 vjeçarit shqiptar, Bledi Tërpollari, i cili u vra për pazare droge nga dy persona, dy vite më parë.

Krimi u mor përsipër nga kushëriri  tij Krenar Tërpollari, i cili u dorëzua në policinë e Tiranës. Shkak për vrasjen u bë një shumë prej 20 mijë eurosh që viktima ua kishte borxh vrasësve. Kujtojmë se Bledi Tërpollari u vra në Igumenicë dhe u varros pa kokë. /CNA.al

Lajmet e fundit nga