LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Falsifikimi i dokumentave për kartën e identitetit/ Arrestohet polici

14 Tetor 2018, 16:56, Aktualitet CNA
Falsifikimi i dokumentave për kartën e identitetit/ Arrestohet polici

Policia ka arrestuar një punonjës të sajin, për shkak të falsifikimit të procedurave për pajisjen me pasaportë biometrike.

Bëhet fjalë për oficerin e Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe, Faik Ujkaj.

Ky i fundit akuzohet se ka falsifikuar të dhënat në formularin e kartës së identitetit, si dhe vulën e shefit të komisariatit, në procedurën për shtetasin Admir Piranaj.

Njoftimi i policisë

Me shkresen nr.2033 Prot., date 19.08.2016, Kom i Policise Malesi e Madhe ka përcjellë në Bashkine Koplik 12 praktika të personave që kanë aplikuar për t`u pajisur me pasaportë biometrike. Diten në fjale, sipas procesverbalit përkates të kqyrjes, në Kom e policise ka qenë në detyrë si patrulle oficeri, Faik Ujka.

Po ashtu, sipas procesverbalit te kqyrjes se regjistrit ne ZGJC Koplik rezulton se praktikat me shkresen nr.2033 Prot., date 19.06.2018 jane dorezuar nga punonjesi i policise Faik Ujkaj. Shtetasi ne fjalë, ne shkresen që i ka dorëzuar Bashkisë Koplik, me numer 2033 Prot., date 19.08.2016, te Komisariatit te Policise M.Madhe, ka shtuar me shkrim dore emrin Admir Piranaj, dhe praktiken e ketij shtetasi.

Sipas aktit të ekspertimit përkatës ka rezultuar se emri i shtuar në shkresen nr. 2033 Prot., date 19.08.2016 si dhe shkrimet ne formularin e aplikimit per pajisjen me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj jane shkruar nga i dyshuari Faik Ujkaj, si dhe vulat e K.P. M.Madhe dhe nenshkrimi i shefit te komisariatit ne farmularin e pajisjes me pasaporte biometrike ne emer te shtetasit Admir Piranaj, jane te falsifikuara. Hetimi u bë nga Prokuroria e Shkodrës. /CNA.al

Lajmet e fundit nga