LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Antiamerikanizmi në PD/ Avokati zbulon zullumet e Bashës me Sorosin

14 Tetor 2018, 15:14, Aktualitet CNA
Antiamerikanizmi në PD/ Avokati zbulon zullumet e Bashës me Sorosin

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka zbuluar axhendën anti-amerikane të kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Duke folur nga studio e lajmeve të FaxNews, Goxhaj është shprehur se Basha ka sabotuar grupet e fuqishme të lobimit, për gjetjen e personave pro amerikanë në Shqipëri, në një axhendë të 2016-ës.

Ndër të tjera Goxhaj ka thënë se kreu i opozitës ka hequr nga lista zgjedhore të gjithë ata kandidatë proamerikanë.

Në Partinë Demokratike ka filluar antiamerikanizmi. Në 2016-ën ndodh një axhendë. Grupe të fuqishme lobmi të republikanëve amerikanë i kanë kërkuar PD të gjejë njerëz proamerikanë. Basha i ka sabotuar, Luli i ka refuzuar dhe mashtruar , ka bërë një kontratë e cila ka sjellë pezullimin e tij për të krijuar fushata lobimi në Amerikë. Kjo ka sjellë njëlloj ngrirje mes PD-së dhe republikanëve. Në vitin 2017, u zbuluan dokumente zyrtare, ku PD bëri marrëveshje me partinë e Klinton me instituin e financuar nga Soros për të reformuar PD-në shqiptare.

Në janar 2017 ka shkuar në inaugurimin e Donald Trump. Shkoi te Donald Trump me kundërshtarët e Trump. Refuzoi takimin me senatorët republikanë. Lulzim Basha nuk shkon dot në Amerikë dhe PD ka prishur urat e komunikimit.Në ditën kur Shqipëria votoi në OKB kundër rezolutës , Basha nuk ka reaguar në mënyrë institucionale dhe në parlament paraqiti një rezolutë që antimerikanizmin e hiqte nga Rama dhe e shpërndante në parlament . PD-ja ka nevojë që të kthejë amerikanizmin për të luftuar antiamerikanizmin në qeveri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga