LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Xhafaj duhet të kishte ikur bashkë me deputetin Rrahja

13 Tetor 2018, 17:50, Aktualitet CNA
Xhafaj duhet të kishte ikur bashkë me deputetin Rrahja

Editori i CNA.al (City News Albania), Elvi Fundo u ka bërë skanerin dy çështjeve të cilat ndezën debatin politik në muajt e fundit, audio-përgjimin ?Babale? dhe rastin e Xhisiela Malokut.

Duke folur për FaxNews nëpërmjet një lidhjeje  me Skype, Fundo është shprehur, se për rastin e ?Babales?, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj duhet të kishte dhënë menjëherë dorëheqjen, pas publikimit të dokumenteve nga deputetët demokratë, Gazmend Bardhi dhe Enkelejd Alibeaj.

Ndërsa përsa i përket rastit të Xhisiela Malokut, Fundo është shprehur se kauza e opozitës, duhej të ngrihej deri tek deputeti Rrahman Rrahja dhe futja e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, e shkatërroi atë.

?Në rastin e Agron Xhafajt sapo Alibeaj dhe Bardhi publikuan dokumentat për zbardhjen e  vendimit të gjykatës në Itali për dënimin me 7 vjet burg për vëllain e ministrit, Xhafaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. PD duhet të vazhdonte të kërkonte dorëheqjen e ministrit në parlament. Vëllai i ministrit lëvizte i lirë ndërkohë që ishte i dënuar në Itali për drogë. Rasti i Xhisiela Malokut është një rast i mbuluar nga policia e shtetit. Është dhunuar nga djali i deputetit.Ngritja e rastit të Xhisielës deri te Rrahmani ishte në rregull, më pas përfshinë Taulant Ballën për inate personale. Po të kishte PD-ja dokumente ,kamerat do ti kishte nxjerrë?, tha Fundo. /CNA.al

Lajmet e fundit nga