LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të gjithë shpifësat pa pagesë të Rilindjes që duhen dënuar

13 Tetor 2018, 12:53, Aktualitet CNA
Të gjithë shpifësat pa pagesë të Rilindjes që

Edhe pse vendi është përgjakur nga krimi dhe jetë njerëzish po humbin çdo ditë, ku vetëm në 24 orë u ekzekutuan 5 persona, për kryeministrin tonë halli më i madh për të cilin duhet gjetur zgjidhja është shpifja.

Për këtë Rama ka dalë dhe ka propozuar një paketë anti-shpifje. Kreu i qeverisë kërkon që të miratojë ligjin anti-shpifje dhe të dënojë ata që shpifin, qofshin këta gazetarë, policë apo qytetarë të thjeshtë.

Jemi dakort që të regjistrohen portalet, për këtë ka shumë të drejtë. Jemi dakort edhe më këtë pjesën e shpifjes, që dalin shpifin e gënjejnë, por për këtë ka një nen, ka një ligj i cili është fuqi dhe e dënon shpifjen.

Në lidhje me shpifjen, Kodi Penal, Neni 120  thotë se ?Përhapja e qëllimshme e thënieve, si dhe çdo informacion tjetër, duke e ditur se janë të rreme, që cenojnë nderin dhe dinjitetin e personit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në një milion e pesëqind mijë lekë.
Po kjo vepër, kur kryhet botërisht, në dëm të disa personave ose më shumë se një herë, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë nga pesëdhjetë mijë gjer në tre milionë lekë.?.

Në bazë të këtij kodi, ajo që ka nxjerrë Edi Rama duhet të dënohet. Madje me burg. Të gjithë i dimë shpifjet që ka bërë Edi Rama, jo vetëm ndaj opozitës, por edhe ndaj individëve të ndryshëm. Edi Rama vetëm ka shpifur.

Nuk po flasim për gënjeshtrat, të cilat tashmë janë bërë fjalor i përditshëm i politikës shqiptare, janë bërë lumë e derdhen në det, e tashmë shqiptarët janë mësuar. Por, Rama për çfarë nuk ka shpifur derisa erdhi në pushtet. Instrumenti më i mirë i Ramës kur ishte në pushtet ishte shpifja dhe propaganda. Ai vetëm shpifte dhe bënte propagandë për të ardhur në pushtet.

Erdhi në pushtet nëpërmjet shpifjes dhe tani kërkon që të shpëtojë sepse ka hall të ruajë pushtetin. Por, nuk mund të quhet kurrë shpifje të thuash se kryeministri është hajdut, dhe çdo kush do të shkonte të përballej me drejtësinë, kur ka një qëndrim të kundërt me politikat korruptive konçesionare të qeverisë. Mjafton të shohim rastin e ligjit për Teatrin Kombëtar, për të cilin një pjesë e aktorëve janë kundër dhe presidenti e ka kthyer dy herë në parlament, edhe Europa ka pasur një qëndrim ndryshe, askush nuk ka shpifur kur ka thënë se Edi Rama po vjedh pronën publike, bashkë me kryebashkiakun e Tiranës. Ky është një shembull për të mos e zgjatur më tej.

Së dyti, Erjon Veliaj është shpifës tjetër pa pagesë. Është një nga shpifësat më ordinerë të Rilindjes. Kujtojmë këtu rastin e Kavajës, të Griseldës, bashkëshortes së Elvis Roshit, për të cilën Veliaj vuri alarmin se ishte përdhunuar. Gënjeu, shpifi, mashtroi. Çfarë nuk u tha në lidhje me këtë rast, u përdhunua, e bënë demokratët, e bënë bandat e Saliut?etj.

Gënjyen e shpifën publikisht. Çfarë nuk thanë dhe nuk i ka dënuar kush. A do mbajnë ata përgjegjësi për shpifjet që bëjnë çdo ditë?

Këdo që të marrim më tej, të gjithë ministrat e kabinetit të Ramës, e gjithë qeveria ka bërë shpifje.

Le të shohim foltoren e parlamentit. Ditë e natë, socialistët shpifin. E gjithë struktura e Rilindjes është shpifja.

Në qoftë se Edi Rama këtë e bën që të drejtën e shpifjes ta ketë vetëm politika, dmth vetëm Rilindasit e tij dhe më tej të godasë median, sepse ka 13 vjet në krye të PS-së dhe vetëm me shpifje u bë kryeministër dhe qëndroi në pushtet, ndërsa tani kërkon ta heqë këtë pjesë.

Së pari, ligji duhet bërë. Duhet rregulluar çështja e portaleve dhe mediave online dhe askush nuk ka kundërshtim për këtë pjesë, por për çështjen e shpifjes nuk pse të ketë një ligj të ri, sepse ligji është në fuqi.

Çështja e shpifjes, së pari duhet të heqë dorë kasta politike, duke filluar nga Edi Rama i pari dhe më pas gjithë ministrat apo ata që e ndjekin nga pas, për të vazhduar  më tej te opozita dhe të gjithë ata që do kryeministri ynë.

Nuk mund të jesh 13 vjet shpifës dhe mëkatar, për të mos thënë 20 vjet shpifës dhe mëkatar dhe pastaj një ditë të kthehesh në ?shënjtor? sepse shikon që mediat po të sulmojnë ashpër.

Jemi dakort që tek tuk diku mund të ketë edhe teprim, shpifje. Opozita edhe ka gabuar, kjo nuk ka asnjë diskutim, por kurrësesi nuk mund të jetë simbol shpifja dhe tani të kthehet në një çështje, kur ligji ekziston dhe kur për 20 vjet e ke bërë vetë. Vetëpastrohu me veten tënde, mbaj vetë qëndrime publike dhe më pas bëj një proçes të drejtë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga