Connect with Us

Shpenzimet e luksit të Ramës/ 23 mijë dollarë një këmishë

Aktualitet

Shpenzimet e luksit të Ramës/ 23 mijë dollarë një këmishë

Publikuar

-

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale denoncimin e një emigranti shqiptar, i cili ka lënë Shqipërinë për Amerikën.

Sipas denoncuesit shkak për largimin e tij është shkatërrimi i ekonomisë, ku sipas tij kryeministri Edi Rama pasuron vetëm veten dhe shokët e tij.

Ndër të tjera në mesazhin e emigrantit thuhet se ndërsa shqiptarët vuajnë për bukë, kryeministri ble 23 mijë dollarë një këmishë në Time Square.

Postimi i plotë

Kallam deshtaku blen 23000 dollare kemisha ne nje dore ne New York!

Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb

Pershendetje zoti Sali Berisha . po ti shkruj kto fjal prej hallit te madh un jam djale 22 vjec vendosa me lan cdo biznes te im ati cdo burim pune qe ai ka ndertu dhe erdha ne amerik vetem se Nuk Shtyhet ma nuk shtyhet ma me ate person te poshter dhe drogaxhi me ket shtet te shpifun qe ka shnderru ky person i pa moral .. nxjerri lot perdit kur shof moshen teme dit per dit cdo i ri gjen mnyra te ndryshme me u zhduk nga aj shtet kur ne aty kena kalu jeten dhe e dojm me gjith zemer por nuk rrihet ma me at ekonomi poshteruse qe asht tu ba aj qe jep pare vetem vetes dhe shokve te vet dhe tjert marojn per buk.. dhe edvin rama vjen blen 23 000 dollar kemisha ne hugo boss ne time square .. respekte zoti sali berisha shpres cdo dit qe shteti jon te zgjohet prap nga ju /CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Spitali i Fierit si thesi i miellit për zgjedhje”/ Shehi: Rama nuk e do vendin në BE, Veliaj Kryehajdut

Publikuar

-

Nga

“E ktheu vendin si Kolumbia!”/ Dashamir Shehi ‘shpërthen” keq ndaj Ramës: E ka bërë drogën biznes qeveritar

Kreu i LZHK-së dhe kandidati për deputet në listat e Tiranës, Dashamir Shehi, ka ngritur akuzat se kryeministri Edi Rama nuk e do vendin në Bashkimin Evropian, pasi pretendon se ka prirje autokrate.

Një një reagim për faqen “Brryli Broadway”, ku iu përgjigj pyetjeve edhe të ndjekësve, Shehi e krahasoi Spitalin turk të Fierit si thesin për blerje votash në zgjedhje.

Spitali turk i Fierit është si thesi i miellit për zgjedhje. Ne kemi nevojë për ide, e financim të ideve tona. Për ne shqiptarët Evropa është politikë, demokraci, është shtet ligjor, për gjeneratat e reja Evropa është përpektivë. Evropa duhet të jetë tezë definitive. Duhet të sillemi në mënyrë evropiane. Të bëjmë ligje që i afrohen BE dhe t’i zbatojmë. Të kemi një kulturë politike që BE të mos na shohë me dyshim, se askush nuk e fut dikë të dyshimtë në oborrin e tij. Rama nuk e do Evropën, pasi e pengon në pushtetin absolut. Sovraniste si Erdogani, Putini apo ky i Hungarisë, i bezdis Evropa këta. Larg Evropës është kjo puna e patronazishtëve, a ndodh në ndonjë vend të Evropës, jo por këtu po”, u shpreh ai.

Duke komentuar të rinjtë në politikë, Dashamir Shehi deklaroi se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shembulli më i keq i të rinjvë të korruptuar.

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi: Unë do i haj veshin Edi Ramës!

LEXO EDHE:  Habit Kryemadhi: Unë do i haj veshin Edi Ramës!

Puna e vjedhjes është genetike, vjen nga shumë faktore. Nuk e quaj meritë personale faktin që s’kam vjedhur, disa e quajnë budallëk. Nuk kam pishmanllëk për modestinë time materiale. Pashë një foto të vjetër të MJAFT-it, kishin dalë më Kadarenë para 15 vitesh. Mjafto të shohësh këtë foto për të kuptuar sa iluzion është pastërtia e rinisë në politikë, shihi sot ata janë kryehajdutë, shih kryetarin e Bashkisë sot dhe vartësit e tij. I ndershmi në politik të madhe është ai që  është ulur në karrige të madhe dhe është çuar i ndershëm”, theksoi kryetari i LZHK-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryemadhi refuzon ambasadorët/ Nuk shkon në takimin për zgjedhjet në Elbasan

Publikuar

-

Nga

“The thief shouts catch the thief”! / The SMI scandals with vote theft

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca, ambasadorja franceze Elisabeth Barsacq dhe ambasadori gjerman Peter Zingraf, do të mbajnë një takim me kandidatët për deputetë të këtij qarku, në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se takimi do të mbahet ditën e nesërme dhe të pranishëm do të jenë numri 2 i PS-së Taulant Balla, Gazment Bardhi i Partisë Demokratike dhe Rudina Hajdarin e Nismës “Thurje”.

Por bëhet me dije se në këtë takim nuk do të shkojë Monika Kryemadhi, e cila kandidon në këtë qark nën siglën e LSI-së.

LEXO EDHE:  “Presim këngën që do e përjetësojë”/ Olli tregon “trimërinë” e Ramës në mes të Moskës: I bëmë sërish zap

LEXO EDHE:  Incidenti i Alketa Vejsiut/I hapet këmisha në emision dhe del "zbuluar"

Sipas mediave, ajo ka refuzuar të shkojë në takimin me ambasadorët pa dhënë asnjë arsye për mosprezencën e saj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Publikuar

-

Nga

LSI rënie drastike/ Ja kush parti pritet të fitojë me 25 prill në Elbasan

Nëse qytetarët do të votonin sot në qarkun e Elbasanit, sipas sondazhit të Piepolit PS do të merrte  52-56 % të votave e përkthyer në 8-9 mandate.

Koalicioni PD-Aleanca për Ndryshim do të merrte 37-41 % të votave e përkthyer në 4-6 mandate.

LSI ka rënë me 0.5% krahasuar me matjen më 7 prill.

Ndërkohë që Rudina Hajdari e renditur e para në qarkun e Elbasanit nën siglën e partisë ‘Nisma Thurje’ nuk do mund të merrte një mandat nëse zgjedhjet do të zhvilloheshin sot, edhe pse pritet të marrë deri në 2.5% të votave.

LEXO TE PLOTE