Connect with Us

Paketa anti-shpifje/ Deputeti vë me shpatulla pas muri Ramën

Aktualitet

Paketa anti-shpifje/ Deputeti vë me shpatulla pas muri Ramën

Publikuar

-

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Edi Rama për paketën anti-shpifje.

Në një postim në rrjetet sociale Shehu shkruan me ironi se në bazë të nenit 55 të Agjitacion e Propagandës, po të shpreheshe dikur se çmimi i domateve është i lartë bëje 5 vite burg.

“Po te guxosh te shkosh me lart me “shpifjet”, duke perseritur thenien emblematike: “Nje shtetit i korruptuar grabit qytetaret me taksat e larta, per tja kaluar me tej parate mafias me punime e sherbime publike abuzive” (psh me PPP-te ne Shqiperi), sa vite? Dikur do te ishte toga….po sot sa do te vendose Kryeministri?!”, -pyet deputeti më tej në postimin e tij.

Postimi i plotë

Sa vite burg do te vendose Kryeministri ne “Paketen e tij Antishpifje” per ate qe ”shpif” se: “Cmimi stratosferik i naftes, rritja e metejshme e tij, cilesia e saj skandaloze, vijne nga taksat e larta dhe aferat korruptive te qeverisjes”?

LEXO EDHE:  Rama rrëfehet nga "Lungomare 2"/ Vlora ka potencial të madh, PD ka qenë në gjumë

Ne baze te ish Nenit 55 te Agjitacion e Propagandes, po te shpreheshe dikur se cmimi i domateve eshte i larte beje 5 vite burg!

Po te guxosh te shkosh me lart me “shpifjet”, duke perseritur thenien emblematike: “Nje shtetit i korruptuar grabit qytetaret me taksat e larta, per tja kaluar me tej parate mafias me punime e sherbime publike abuzive” (psh me PPP-te ne Shqiperi), sa vite?

Dikur do te ishte toga….po sot sa do te vendose Kryeministri?!

Ne fakt edhe ai vete e di mire se nuk mund te beje asgje te tille, vecse desheron te heqe vemendjen nga skandalet e te frikesoje ata qe mundet, duke i detyruar te blejne nje”dry” per gojen, si dikur./ CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Aktualitet

Vijon prej orësh zjarri në Berat/ Kërkohet ndërhyrja me helikopter

Publikuar

-

Nga

cna lajme aktuale

Prej disa orësh vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej mesditës së sotme në plantacionet me fiq e ullinj në lagjen “Uznovë” në Berat.

Sipas asaj që raportohet, repartet zjarrfikësese mundën të lokalizojnë zjarrin që po i afrohesh banesave, duke shpëtuar nga flakët 6 prej tyre dhe linjën e tensionit të lartë.

Ndërkohë dhjetëra hektarë me fiq e ullinj janë ende në flakë. Zjarri ka përparuar drejt zonës kodrinore të plantacioneve të “bllokut të fiqve”, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen me mjete në zonë, ku po punohet me mjete rrethanore.



Shefi i ndërhyrjes së zjarreve, Artan Merko ka kërkuar ndihmën e ushtrisë dhe helikopterëve për të shuar zjarrin masiv në Berat.

LEXO EDHE:  Nga Spartak NGJELA/Bashkimi Rama – Basha vazhdon

LEXO EDHE:  Kriminelët ndëshkoheshin me prerjen e hundës/ Brenda qytetit të lashtë egjiptian që shërbente si burg

Si pasojë e erës së fortë flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën ku po digjen plantacione me fiq dhe ullinj në lagjen “Uznovë”. Shërbimet zjarrfikëse shpëtuan 6 shtëpi të fshatit që rrezikonin të përfshiheshin nga flakët por është e pamundur për të neutralizuar flakët në zonën kodrinore, ku po digjen ullinjtë e kësaj zone. 

Për shkak të erës së fuqishme flakët janë përhapur në parcela me ullishte, me fiq, me shkurre dhe ferra. Terreni është tepër i vështirë dhe çdo gjë po behet me krah pasi është e pamundur futja e mjeteve. Kërkojmë forca të shumta”, ka deklaruar Merko./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Vaksinimi i detyrueshëm për nxënësit mbi 12 vjeç në Los Anxhelos

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Drejtoria arsimore e qyteti Los Anxhelos do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën, duke u bërë kështu distrikti më i madh shkollor në Shtetet e Bashkuara që vendos një rregull të tillë. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Angelina Bagdasaryan, bisedoi me ekspertët dhe banorët për këtë udhëzim të ri.

Nxënëset Zayna dhe Sara e mirëpritën me kënaqësi lajmin se qyteti i Los Anxhelosit do të kërkojë që të gjithë nxënësit mbi moshën 12 vjeç të vaksinohen plotësisht deri në janar, nëse duan të ndjekin shkollën.

“Do t’i mbrojë të gjithë nga COVID-i. Mendoj se duhet të shpëtojmë nga COVID-i sa më shpejt të jetë e mundur. Unë jam e vaksinuar, të gjithë në familjen time janë të vaksinuar!”, thotë Zayna.

“Mendoj se është më mirë për shëndetin e njerëzve!”, thotë Sara.

Duke filluar nga janari 2022, nxënësit e shkollave publike në Los Anxhelos do të jenë në gjendje të ndjekin shkollën vetëm nëse vërtetojnë se janë të vaksinuar. Kjo e bën atë distriktin më të madh shkollor në vend që jep një udhëzim të tillë.

“Ky është një vendim i vështirë në shumë fronte. Është e lehtë të presim që dikush të na thotë çfarë të bëjmë. Los Anxhelosi po udhëheq, sepse kështu duhet. Komunitetet tona nuk mund të presin”, thotë Monica Garcia, nga drejtoria arsimore e qytetit Los Anxhelos.

Udhëzimi vlen për 225 mijë nxënës nga klasa e gjashtë deri tek klasa e 12-të e shkollës së mesme. Autoritetet lokale raportojnë se shumë fëmijë mbi 12 vjeç tashmë janë vaksinuar, por rreth 80 mijë fëmijë mbeten të pavaksinuar. Një pjesë e madhe e prindërve mbështesin udhëzimin e ri.

LEXO EDHE:  Rama thirrje të forta qytetarëve/ “Do t’ju godasim pa asnjë tolerancë, ju lutem si Krishtit e Muhametit”

LEXO EDHE:  Basha para medias/ Anashkalon përjashtimin e Myslym Murrizit



“Mendoj se është mirë për ta (fëmijët), sepse ke më shumë siguri i vaksinuar se sa i pavaksinuar”, thotë Carmen, banore e Los Anxhelosit.

Të tjerët, megjithatë, i kundërshtojnë me forcë rregullat e reja.

“Nuk e mbështes. Nuk mendoj se ka ende studime të mjaftueshme për të kuptuar vërtet se cilat janë efektet. Unë nuk jam në asnjë mënyrë kundra vaksinave, por mendoj se kemi nevojë për pak më shumë hulumtime”, thotë Lamar, banor i Los Anxhelosit.

Ata që kundërshtojnë vaksinimet e detyrueshme për nxënësit e shkollave po luftojnë gjithashtu kundër rregullit për maskat që është aktualisht në fuqi në Kaliforni. Si nxënësit ashtu edhe stafi i shkollës duhet të mbajnë maska në shkollë dhe të bëjnë një test për COVID-in çdo javë.

Profesori i sëmundjeve infektive Timothy Brewer beson megjithatë se së shpejti vaksinimi do të jetë i detyrueshëm jo vetëm për fëmijët mbi 12 vjeç, por edhe për fëmijët më të vegjël, pasi të miratohet nga shkencëtarët.

“Aktualisht po bëhen studime për sigurinë e vaksinave për fëmijët nën 12 vjeç. Mendoj se pasi t’i kemi këto të dhëna, atëherë do të shohim udhëzime edhe për fëmijët më të vegjël”, thotë Timothy Brewer, profesor i sëmundjeve infektive.

Zoti Brewer beson se edhe drejtori të tjera arsimore në të gjithë vendin do të ndjekin së shpejti shembullin e qytetit Los Anxhelos dhe do t’i bëjnë të detyrueshme vaksinimet për nxënësit e shkollave./voa

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Dy orë luftë me flakët në kodrat e Kasharit/ Flet kreu i zjarrfikëses: Era çoi në përhapje të shpejtë

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një zjarr masiv ka përfshirë kodrat e liqenit të Kasharit mbrëmjen e sotme në Tiranë, duke bërë që të rrezikoheshin edhe banesat.

Pas dy orësh luftë me flakët, zjarrëfikësit kanë mundur ta vënë nën kotroll, ndërsa aktualisht janë dhe dy vatra aktive.

Kreu i zjarrfikeses ne Tiranë Shkëlqim Goxhaj, u shpreh për mediat se era dhe thatësira në zonë ka bërë që zjarri të marrë përmasa të mëdha.

“Kemi më shumë se dy orë në kodrat e Kasharit, fillimisht zjarri kishte përmasa të mëdha por thatësira dhe era ka bërë që të përhapet me shpejtësi. Jemi lajmëruar të gjithë forcat zjarrfikëse, para pak minutash rrezikoheshin banesat dhe ne u përqendruam në këtë zonë.



LEXO EDHE:  A e ka lodhur Meta me kërcënime Ramën?!/Ja çfarë thotë ministri

LEXO EDHE:  Autorja e projektit të vjedhur të Teatrit Kombëtar do të hedhë në gjyq Bashkinë e Tiranës

Kemi akoma dy vatra të vogla zjarri, një pranë banesave dhe një në majë të kodrës e cila pritet të eliminiohet. Sic dallohet dhe me sy të lirë fillimisht u dogjën shkurre, më pas u bë e vështirë të dallohet karakteri i bimësisë së djegur.

Nuk mund të përcaktohet nëse është zjarrvënie e qëllimshme, mendoj se banorët mund të kenë qenë të pakujdesshëm”– u shpreh Goxhaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE