Connect with Us

Nga Mero Baze/ Beteja është me lajmet e rreme

Aktualitet

Nga Mero Baze/ Beteja është me lajmet e rreme

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka provokuar një debat të madh lidhur me përdorimin e Kodit Penal për atë që ai e quan shpifje ndaj funksionarëve publikë. Dhe duket se e ka kap qejfi që ka arritur të provokojë.

Është fjala për premtimin e tij, se do të detyrojë me ligj zyrtarët të çojnë në gjykatë çdo akuzë të rreme ndaj tyre. Pastaj e ka zbukuruar fantazinë me Fondin e Solidaritetit për Arsimin, ku duhet të shkojnë gjobat.

Në të vërtetë, koha në të cilën jetojmë ka një shqetësim global lidhur me lajmet e rreme, “fake news”. Është një shqetësim që në vitin 2016 tronditi zgjedhjet amerikane, me 15 adoleshentë nga Veleshi i Maqedonisë, që shkruanin broçkulla për Hillary Clintonin dhe botoheshin deri në “New York Times”. Më pas është kthyer në fenomen global. Shqipëria është pjesë e kësaj historie.

Shumë vende kanë nisur t’i japin një përgjigje kësaj situate. Gjermania, vend i cili çmon më shumë përgjegjësinë se lirinë e të shprehurit për gjithçka, natyrisht që ka vendosur rregulla drastike ndaj gjigandëve si Facebook apo Googel, për detyrimin për të hequr shpifjet dhe lajmet e rrema brenda 48 orësh, pasi i denoncon, duke futur si ndëshkim gjoba marramendëse.

Vende të tjera si SHBA, kanë zgjedhur metoda verifikuese, sic është check-imi i fakteve dhe publikimi i rezultateve.

Edi Rama ka vendosur të hedhë në betejë administratën kundër shpifjeve, duke përdorur gjykatën. Nuk është se bën ndonjë gabim që padit shpifjen, por kjo nuk e zgjidh problemin.

Problemi real i përhapjes së lajmeve të rreme, ka të bëjë me humbjen e autoritetit të shtypit dhe përafrimin e tij me rrjetet sociale.

Në rrjetet sociale ti mund të botosh gjithçka, çdo marrëzi, dhe këtu ende nuk ka ligj. Shtypi serioz bën dallim se nuk boton gjithçka, por boton gjëra të verifikuara. Kjo është arsyeja fjala vjen, që Gjermania e ka fokusuar betejën kundër Facebook apo Googel, pasi shtypin e ka serioz.

Shtypi gjerman, fjala vjen, nuk bën kurrë idiotësinë e shtypit shqiptar, që të botojë çdo broçkull të thënë nga një politikan si të vërtetë, pa e verifikuar. Çdo lajm që përfundon në faqet e shtypit apo në ekran serioz, përfundon aty pasi ka dy burime dhe pasi redaksia bindet që kemi të bëjmë me një të vërtetë.

Në Shqipëri lajmet e rreme përhapen në të qindën e sekondës nga shtypi, pa pasur nevojë për rrjete sociale, dhe kjo është një histori që po e vret shtypin shqiptar.

Ndaj dhe operacioni anti-shpifje nuk ka për të pasur sukses si operacion i njëanshëm, mbrojtës i administratës kundër shpifjeve.

Shqipëria ka nevojë realisht për një betejë kundër lajmeve të rreme, jo vetëm ato që prekin administratën apo politikën, por dhe qytetarin. Dhe për këtë, ndoshta duhet një debat më i gjerë, një përfshirje më serioze e aktorëve të rëndësishëm të shtypit dhe ekspertëve të rrjeteve sociale, dhe mbi të gjitha, trajtimi i këtij problemi si problem i shoqërisë, dhe jo si problem apo hall i qeverisë.

Për këtë duhet doemos një legjislacion i ri për medien e mediet online, një kod etike i shtypit, një detyrim i qeverisë për të qenë transparente me shtypin dhe mbi të gjitha, një rregjistrim dhe standartizim i portaleve për të ndarë ato që duan të quhen media, dhe ato që janë komerciale dhe duan të shesin të brendshme grash, por që bëjnë dhe lajme.

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Ligji për shpifjen ekziston dhe aplikohet. Çdo redaksi serioze përballet rregullisht me të. Neni 120 i Kodit Penal e përcakton qartë se çfarë është shpifje dhe si ndëshkohet ajo.

Padinë e fundit për shembull gazeta TemA e ka pasur nga Grida Duma, e cila ankohej për sms-të perverse të Salianjit, që shtypi e identifikoi me të, por Gjykata ja ktheu mbrapsht padinë.

Nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri. Në vitin 2012, ajo u dekriminalizua dhe ndëshkohet vetëm me gjobë financiare, dhe nuk besoj se është nevoja të ndryshohet.

Beteja për lajmet e rreme është morale dhe këtë betejë mund ta fitojë shtypi serioz, dhe jo beteja kundër shtypit.

Detyrimi i shtypit që kur Salianji thotë një broçkull, të marrësh dhe burimin tjetër, është në ABC-në e shtypit.

Fjala vjen, sot ai thotë që Taulant Balla ka udhëtuar 18 herë me charter dhe paraqet një listë udhëtimesh të politikanit që nuk ka asnjë udhëtim me charter, por të gjitha udhëtime me linjat normale. Biles në një nga ato udhëtimet që pashë më 2014, në atë avion kam qenë dhe unë me një koleg gazetarë drejt Athinës, në punën tonë.

Taulant Balla ka qenë me ish- kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta. Është avioni i linjës Tiranë Athinë. Tani do të ishte paksa e pranushme që nga 18 herë, 17 të ishin charter,  por kur nuk është asnjë, është tepër ta fusësh në faqe serioze lajmin pa konfirmuar me burimet e tua, ose burimin kundërshtar, pasi bëhesh pjesë e një propagande politike, duke zhvlerësuar besueshmërinë e shtypit.

Ndaj beteja kundër lajmeve të rreme duhet marrë me seriozitet, por dhe me gjithëpërfshirje, duke përfshirë në radhë të pare në këtë histori aktorët e shtypit, ekspertët juridikë, dhe politikën.

Mbi të gjitha për këtë betejë është i interesuar shtypi, pasi ai del humbësi më i madh nga i të bërit të gjithëve gazetarë, duke postuar broçkulla që lëshohen lartë e poshtë për trafik politik. Dhe kjo është një betejë që ka kuptim kur e fiton shoqëria, e jo kur e fiton qeveria. Se qeveritë në këtë vend do ndryshohen, por beteja për informimin do të vazhdojë.

Ndaj është mire të ketë sa më pak tifozllëk në këtë betejë dhe sa më shumë aktorë të përfshirë në të, për t’i ndarë të vërtetën nga gënjeshtrat.

Ndryshimet ligjore duhet të jenë serioze dhe duhet të kenë të bëjnë me rritjen e përgjegjësisë së aktorëve në shtyp, dhe nxitjen e mekanizmave të vetrrugullimit të shtypit.

Rregjistrimi i portaleve është një gjë që nuk do ligj, por do ndëshkim ligjor për ata që nuk e kanë bërë akoma.

Ndëshkimi i shpifjeve nukdo ligj, pasi ligji është.

Ndërhyrje ligjore duhet  për ndarjen e medies së re online, në medie apo blog personal, dhe  në një ligj serioz për shtypin që përcakton detyrimet e aktorëve të shtypit ndaj standarteve të informimit.

Beteja kundër lajmeve të rreme fitohet kur shtypi të bëjë diferencën mes shpifjeve e propagandës, dhe informacionit të vërtetë, dhe kur shoqëria të mësohet të injorojë broçkullat e tipit “Babale”.

Dhe kjo nuk arrihet me një ndryshim ligjor, por një sërë ndryshimesh, ku duhet të përfshihen shumë aktorë. Se e vërteta nuk është hall qeverie. Është standart i shoqërive të ndriçuara.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë/ Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Publikuar

-

Nga

Moody’s paralajmëron rreziqet e Shqipërisë/ Ekonomi e padiversifikuar, borxh i lartë, po rriten PPP-të jashtë bilancit

Shërbimi i Investitorëve Moody’s (“Moody’s”) ka publikuar rishikimin periodik të një grupi emetuesish që përfshin Shqipërinë, i cili kryhet në mënyrë periodike në përputhje me rregulloret. Moody’s thekson në njoftim se ky publikim nuk njofton për një vlerësim në renditje dhe as nuk është tregues nëse do të ndërmerret ndonjë veprim për vlerësimin e renditjes në të ardhmen e afërt.

Moody’s thotë se Shqipëria, e cila ka një vlerësim B1, është e kufizuar nga një sërë faktorësh, duke filluar nga ekonomia e vogël dhe e padiversifikuar, borxhi i lartë publik, rritja e varësisë nga financimet përmes formës së PPP-ve, të cilat klasifikohen jashtë bilanci, si dhe shkalla e lartë e euroizimit të vendit.

Fuqia ekonomike vlerësohet me ba3 (vlerësohet që ka elemente spekulative dhe një rrezik domethënës të kredisë), ku theksohet ekspozimi ndaj rreziqeve të ambientit, shkalla relativisht e ulët e diversifikimit në krahasim me shtetet në nivele të ngjashme, si dhe përballja me një sërë sfidash strukturore.

Për institucionet dhe fuqinë e qeverisjes (që vlerësohen me “ba2”) nënvizohen hapat që ka marrë qeveria në rrugën e anëtarësimit në BE dhe dhe nevoja e adresimit të dobësive në fushën e rrezullave të lojës dhe kontrollit të korrupsionit.

Në rishikim, paralajmërohen rreziqet fiskale, e cila ka një vlerësim më të ulët (b1-spekulative dhe me një rrezik të lartë krediti), duke marrë në konsideratë nivelin e lartë të borxhit publik dhe detyrimet e mundshme që rrjedhin nga sektori i energjisë. Një tjetër element që paralajmërohet në raport është rritja e varësisë nga financimet jashtë bilancit në formën e partneriteteve publike private (PPP), që është përdorur nga qeveria si një mënyrë për të rritur investimet.

Nga rreziqet e mundshme përfshihen dhe ato të lidhura me nivelin e lartë të euroizimit të vendit.

Moody’s njofton se i kryen këto rishikime periodike përmes rishikimeve të portofolit në të cilat Moody rivlerëson përshtatshmërinë e çdo vlerësimi të jashtëzakonshëm në kontekstin e metodologjisë përkatëse kryesore (et), zhvillimet e fundit, dhe një krahasim të profilit financiar dhe operativ me vendet me vlerësim të ngjashëm. Që nga 1 janari 2019, Moody publikon një njoftim për shtyp pas çdo shqyrtimi periodik që njofton përfundimin e tij.

Financat e vlerësojnë pozitivisht njoftimin

Ministria e Financave e ka vlerësuar pozitivisht raportin e Moodys. Në një njoftim zyrtar thuhet: “Pavarësisht dy goditjeve të njëpasnjëshme, ekonomia shqiptare vijon të vlerësohet qendrueshëm në tregjet ndërkombëtare.

Raportet e mëparshme të kompanive ndërkombëtare kanë vlerësuar përmirësimin e profilit makroekonomik, progresin në reformat strukturore dhe institucionale, si dhe konsolidimin fiskal

të arritur gjatë viteve të fundit. Plotësimi më i fundit, që Moody’s i bën vlerësimit të Shqipërisë, ruan të pandryshuar renditjen e Shqipërisë në B1, pas emetimit të suksesshëm të Eurobondit në muajin Qershor të këtij viti.

LEXO EDHE:  “Nuk e kam parë as në ëndrrën më të keqe”/ Rama gjen “fajtorin” për keqqeverisjen

LEXO EDHE:  Nga Andi Bushati/ Kryeministri i të pasurve po përballet me revoltën e të varfërve

Vlerësimi i qëndrueshëm, thekson me pozitivitet dhe me renditjen më të lartë ndër indikatorët, ecurinë e institucioneve dhe qeverisjen e vendit. Moody’s sjell në vëmendje të investitorëve veçanërisht angazhimin e vendit në rrugën drejt Bashkimit Evropian, angazhim i konfirmuar edhe nga Këshilli i Bashkimit Evropian në muajin Mars të këtij viti.

Përpjekjet e Qeverisë Shqiptare për të reduktuar borxhin publik dhe deficitin buxhetor do të vijojnë në koordinim me institucionet ndërkombëtare, për të siguruar konsolidmin fiskal të financave publike shqiptare, menjëherë pas përballimit të situatës së pandemisë. Diversifikimi i ekonomisë dhe burimeve energjetike po vazhdon përmes projekteve novatore në sektor, duke reduktuar varësinë nga burimet ujore.

Paketat e Qeverisë i kanë shërbyer lehtësimit të barrës së biznesit në vend dhe kanë mbështetur qytetarët në këto muaj të pandemisë. Nismat e fundit të Qeverisë do të lehtësojnë klimën e të bërit biznes dhe do të nxisin formalizimin e mëtejshëm të ekonomisë. Qeveria Shqiptare po angazhohet, të adresojë nevojat e qytetarëve për një rimëkëmbje të ekonomisë, përmes propozimeve në Aktin Normativ të Buxhetit të miratuar këtë javë, ndërkohë që Reforma në Drejtësi nuk ka rreshtuar së qënuri prioritet qeverisës”, përfundon njoftimi.

Tabaku: Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare

I ndryshëm ka qenë interpretimi i raportit nga ish deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Në një postim në facebook ajo ka shkruar:

“Institucionet financiare ndërkombëtare kanë vënë gishtin sërish në plagët e ekonomisë shqiptare dhe kanë folur më haptas se kurrë për shkaqet dhe shkaktarët e krizës së thellë ekonomike në Shqipëri.

Në raportin e fundit të agjensisë prestigjioze Moody’s raportohet se është qeveria shqiptare pengesë kryesore për ecurinë ekonomike të vendit. Ekonomia shqiptare konsiderohet me risqe të larta. Në raport kritikohet mungesa e vullnetit të qeverisë për të luftuar krimin e organizuar. Vëmendje të veçantë kanë tërhequr edhe borxhi i lartë dhe PPP-të të cilat shndërruar në bomba me sahat për vendin.

Kjo qeveri punon për një pakicë dhe kundër interesave të shumicës së shqiptarëve. Ajo është shndërruar në pengesë për zhvillimin e ekonomisë dhe biznesit.

Ky kryeministër dhe një grusht përfituesish rreth tij që e çuan vendin në këtë krizë të thellë për qytetarët dhe biznesin, nuk e duan ndryshimin dhe po orvaten me çdo mjet për të ndalur zgjidhjen.

Ata kanë ndërtuar një sistem që çdo ditë madje edhe gjatë karantinës vodhën parátë nga xhepat e shqiptarëve dhe u sollën si banda me biznesin e ndershëm, ndërkohë që duan të amnistojnë paratë e krimit”, përfundon njoftimi./ Monitor

LEXO TE PLOTE

Sociale

“Surprizat e motit/ Lajme të mira për ata që sapo kanë filuar pushimet

Publikuar

-

Nga

“Surprizat e motit/ Lajme të mira për ata që sapo kanë filuar pushimet

Java që presim përpara na ka rezervuar mot vetëm me diell si dhe temperatura vere për adhuruesit e plazhit dhe për ata të cilat kanë fiiluar tashmë pushimet.

Në këtë mënyrë sic u theksua dhe më lart moti përgjatë gjithë javës (nga e Hëna deri të Premten) do të jetë i kthjellët në të gjithë territorin dhe orë të tëra me diell.

Sipas SHMU, përjashtim të lehtë do të bëjnë vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje të territorit të cilat do të shoqërohen me reshje shiu të dobta në formë pikash.

LEXO EDHE:  Rama i përgjigjet Bashës/ Ç’i gjeti demokratët ç’i gjeti

LEXO EDHE:  Përfundon dialogu Shqipëri – BE/ Rama: Punojmë së bashku me opozitën për të përmbushur 5 prioritetet

E vetmja gjë tjetër që mbetet për tu theksuar është se dita e Hënë dhe ajo e Martë do të kenë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut dhe shpejtësi që arrinë deri në 15-20m-s.

Po kështu edhe dita e Premte do të ketë të njejtën karakteristikë sa i përket elementit të erës ndrësa për ditët e tjera era do të fryjë kryesisht e qetë.

LEXO TE PLOTE

Bota

Infektohet nga COVID-i ylli i filmave indianë bashkë me vajzën 8-vjeçare

Publikuar

-

Nga

Aktorja e njohur indiane, Aishëarya Rai Bachchan dhe vajza e saj Aaradhya janë prekur nga koronavirusi. Ato kryen testimin pasi mësuan se bashkëshorti dhe vjehrri i aktores ishin infektuar me Covid-19.

Sipas CNN, testimi është kryer edhe nga pjesëtarët e tjerë të familjes të cilët kanë rezultuar negativë. Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Shëndetësisë së Indisë, Maharashtra Rajesh Tope me një postim në Tëitter.

LEXO EDHE:  “Nuk e kam parë as në ëndrrën më të keqe”/ Rama gjen “fajtorin” për keqqeverisjen

LEXO EDHE:  Rama i jep lule/ Qytetari: Kam votuar për PD-në

“Aishwarya Rai Bacchan dhe vajza e saj kanë rezultuar gjithashtu pozitive me COVID-19. Ne dëshirojmë që familja Bachchan ta kalojë sa më shpejt këtë situatë dhe i urojmë shërim sa më parë”, shkruhej në postim.

Mumbai vendi ku ajo jeton, është ndër qytetet indiane më të prekur nga koronavirusi, me gjithsej 850,000 persona pozitivë./CNA.al

LEXO TE PLOTE