LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Luli zjarrëfikësja e Edi Ramës/ Marrëveshja vazhdon

13 Tetor 2018, 17:11, Aktualitet CNA
Luli zjarrëfikësja e Edi Ramës/ Marrëveshja vazhdon

Gazetari Elvi Fundo nëpërmjet një lidhjeje me Skype, ka komentuar për FaxNews, dy çështjet më të nxehta, të cilat po trazojnë politikën shqiptarë në muajt e fundit, audio-përgjimin ?Babale? dhe  çështjen e Xhisiela Malokut.

Sipas Fundos, të dyja kauzat nuk u përdoren siç duhet nga PD-ja dhe u shkatërruan për shkak të paaftësisë së Lulzim Bashës dhe deputetëve të tij.

Ndër të tjera gazetari ka hedhur dyshime të forta, se marrëveshja e fshehtë Rama-Basha vazhdon ende.

Për Fundon, Basha është zjarrëfikësi i Edi Ramës, është njeriu që fik kauzat e opozitës pasi sa herë ngrihet opinioni publik, kreu i opozitës hedh ujë në vend të benzinës.

?Në rastin e Agron Xhafajt PD duhet të vazhdonte të kërkonte dorëheqjen e ministrit në parlament. Gjetën disa njerëz ordinerë, me problematike dhe ua hodhën shqiptarëve. Nëse ti i merr ata të llumit dhe i fut në politikë, ata kthehen në bumerang. Këtë kauzë e shkatërroi një deputet qesharak si Ervin Salianji. Rasti i Xhisiela Malokut është një rast i mbuluar nga policia e shtetit. Është dhunuar nga djali i deputetit,  i kanë refuzuar 3 herë denoncimin. PD filloi sërish me skenare, jo deputeti i Krujës jo Taulant Balla, që e kanë kthyer në tabelë qitje. Më duket se ka një marrëveshje  Rama-Basha. Sa herë ngrihet opinioni publik, i prishin kauzat, i hedhin ujë zjarrit në vend që ti hedhin benzinë. Lulzim basha është aventurier në kauzat e tij. Lulzim Basha është zjarrëfikësi i Edi Ramës, është njeriu që fik kauzat e opozitës, kjo për ti thënë Ramës hajde të bashkëpunojmë?, tha Fundo. /CNA.al

Lajmet e fundit nga