LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lejet korruptive mjedisore të ARM dhe IM po qelbin çdo ditë Elbasanin

13 Tetor 2018, 13:31, Aktualitet CNA
Lejet korruptive mjedisore të ARM dhe IM po qelbin çdo ditë

Lejet mjedisore të leshuara kundër çdo kriteri ligjor nga Agjensia Rajonale Mjedisore dhe të miratuara edhe nga Inspektoriati Mjedisor po e qelbin  çdo ditë Elbasanin.

Ky problem  kaq i madh është bërë prezent nga media, por dhe banorët  e Elbasanit prej vitesh dhe si përgjigje ka ardhur nga Ministria Mjedisit vetëm heshtja. Heshtja e ministrit dhe zyrtarëve të tij që e kanë kthyer nga qendra në baze në biznes dhënien e lejeve  të mjedisit.

Ndotja në këtë zonë vjen nga kompania ?Kurum?, por edhe nga rafineria e naftës të kompanisë R.B.H Belinë dhe disa fonderi të vjetra.

Banorët e Elbasanit ankohen për lejet  mjedisore të lëshuara dhe miratuara nga ARM dhe IM si dhe për fonderitë,  furrat e shkrirjes së metaleve, por dhe furrat e bukës në kundërshtim me kriteret dhe ligjet e shtetit. Asnjë masë administrative e ligjore nuk duket të ketë marrë Ministria e Mjedisit ndaj agjencive në rrethe, aq më tepër në Elbasanin me 1001  probleme mjedisore.

Ankesat e banorëve të fshatrave, rrethinave dhe atyre në lagjet e qytetit bien në veshin e shurdhër, pasi ata që e kanë kthyer në biznes dhënien e lejeve të mjedisit janë bërë palë dhe ortakë me bizneset e paligjshme.

Ministria e Mjedisit duhet të mos flejë gjumë, duhet të neglizhojë si dhe të mos pajtohet me shkeljet  ligjore të asnjë vartësi në rrethe.

Si ka mundësi që të jepen leje mjedisore në kundërshtim me të gjitha normat e lejuara? Si ka mundësi të pajisen me leje mjedisi biznese që ndotin ajrin, tokën, banesat dhe gjithçka jetësore ?

Organet kompetente, duke nisur nga Ministria Mjedisit e duke përfunduar tek prokuroria, duhet të kalojnë në filtër çdo leje  mjedisore të ARM dhe IM Elbasan, pasi do të zbulojnë shkelje ligjore.

Elbasani ka ardhur koha të ketë drejtues institucionesh të aftë profesionalisht dhe të pa përlyer me afera korruptive. Zoti  Klosi boll me retorika dhe propagandë bajate në media. Mjedisi nuk pastrohet kur strukturat  e tua në rrethe janë inekzistente dhe kur zyrat në rrethe janë kthyer në biznese private./CNA.al

Lajmet e fundit nga