LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Akuzat e Bashës për rritjen e kriminalitetit/ Xhafaj publikon statistikat

13 Tetor 2018, 14:11, Aktualitet CNA
Akuzat e Bashës për rritjen e kriminalitetit/ Xhafaj publikon

Kreu i opozitës, Lulzim Basha  deklaroi në një konferencë për media, se bandat e rrezikshme përbëjnë sot aktivitetin e vetëm kriminal dhe ekonomik të vendit.

Lidhur me deklaratën e Bashës, ka reaguar Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Xhafaj përveçse e ka quajtur një gënjeshtër të turpshme deklaratën e kryedemokratit, ka publikuar edhe statistikat e vrasjeve për vitet 2010, 2017 dhe 2018, të cilat tregojnë se kriminaliteti është ulur që nga koha kur qeveriste Partia Demokratike.

Postimi i plotë

½ Statistikisht nuk ka krahasim me treguesit e luftës kundër krimit, me të gjitha vitet që ka qeverisur PD. Por për ne, çdo ngjarje është përgjegjësi. Ndaj jemi në luftë intensive me grupet kriminale. Ja E VËRTETA! Përfshi dhe Elbasanin ku LB ishte deputet! Imazhe sa 1000 fjalë! /CNA.al

Lajmet e fundit nga