LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Xhenet”/ Shtëpia e Xhenet përfshihet nga flakët, gjyshja e saj është brenda

12 Tetor 2018, 07:39, Aktualitet CNA
“Xhenet”/ Shtëpia e Xhenet përfshihet nga flakët,

Selim e shoqëron Xhenet për në shtëpi. Gjyshja bën lidhjen e një fotoje të vjetër me një të re, në gazetë dhe e kupton se kush është nëna e Xhenet.

Xhenet dhe Selim ndalojnë në bregdet. Selim e ndihmon të kalojë mëzitjen duke i blerë pambuk sheqeri.

Melisa e ka mendjen vetëm të pajtohet me Selim dhe shkon me familjen e saj për darkë te familja e tij.

Xhenet i kërkon Selimit të ndalet më larg lagjes sepse njerëzit mund të gjejnë pretekst për të folur.

Por në atë moment shtëpia e Xhenet po merr flakë dhe gjyshja ka ngelur brenda. Selim dhe Xhenet vrapojnë ta shpëtojnë.

Selim arrin ta shpëtoj gjyshen dhe të 3 ikin në spital. Dy familjet e Melisës dhe Selim janë mbledhur por Selim nuk po vjen

Melisa përpiqet të lidhet me Selim me anë të telefonit. Selim dhe Xhenet ndodhen në spital.

Ai e hap telefonin e Melisës dhe i tregon. Melisa niset për në spital.

Arzu për pak e gjen burrin me mamanë e Selimit. Xhenet merr lajmin që gjyshja është mirë dhe Selim e përqafon.

Melisa vjen dhe i shikon dhe bëhet shumë xheloze.

Selim i thotë nëse ka nevojë mund të qendrojmë me të por, Melisa dëshiron që të largohen.

Xhent e falenderon shumë Selimin. Selim e merr përsëri në telefon dhe pyet për shëndetin e gjyshes.

Melisa i tregon nënës së saj për gjyshen e Xhenetit.  Arzu shkon te spitali dhe shikon nënën dhe vajzën e saj nga larg.

Arzu i ndjek me makinë deri te shtëpia pastaj largohet dhe kujton momentet që ka kaluar me nënën dhe qan.

Xhenet falenderon përsëri në mëngjes Selimin, ai i kërkon kafen ajo tashmë ja di shijen e kafes së Selimit.

Xhenet shkon dhe takon Arzun, ajo e pushon nga puna.  Xhenet largohet duke qarë kurse Arzu prish gjithë tavolinat dhe thyen gjithë filxhanët që ndodhen në tavolinë dhe ulet duke qarë dhe betohet se Xhenet nuk do ja shkatërroj jeten.

Xhenet largohet dhe Selim e shikon të mërzitur dhe e ndjek nga pas. Xhenet i tregon se u pushua por ai dëshiron që Xhenet te qëndroj por ajo largohet.

Duke ikur një makinë vjen me shpejtësi Selim vrapon dhe shpëton Xhenet. Melisa mendon se për faj të Xhenet jeta së saj po kthehet në ferr.

Lajmet e fundit nga