Connect with Us

Video/ Rama tregon se kush do vizitojë Tiranën

Aktualitet

Video/ Rama tregon se kush do vizitojë Tiranën

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama ka treguar se presidenti i Francës, Emanuel Macron do të vizitojë Tiranën.

Këtë gjë Rama e ka treguar me anë të postimit të një videoje,  në rrjetet sociale.

“Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë”, – ka shkruar Rama, krahas video që ka  postuar.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë detaj, mbi atë që ka diskutuar me Manuel Macron gjatë takimit në Armeni./ CNA.al

 

 

View this post on Instagram

 

Me Presidentin Macron për bashkëpunimin dypalësh dhe vizitën e tij të pritshme në Tiranë?????

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Basha dhe Veliaj refuzojnë të pajtohen/ GJKKO do t’i thërrasë sërish në Vjeshtë

Publikuar

-

Nga

Kreu i PD-së Lulzim Basha është paraqitur mëngjesin e sotëm pranë Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion, pasi ishte thirrur në lidhje me padinë ushtruar ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Seanca e sotme ishte planifikuar për pajtim mes kreut të PD dhe kryebashkiakut, por të dyja palët si Basha ashtu edhe përfaqësuesi ligjor i Veliajt e kanë refuzuar një kërkesë një të tillë.

Tashmë senca gjyqësore për këtë rast pritet të vijojë  me 24 Shtator. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Çohuni e thuajeni troç si demokratët e Korçës”/ Thirrja e fortë e Edvin Kullurit: Refuzoni Bashën

Publikuar

-

Nga

Edvin Kulluri: Rizgjedhja e Bashës në krye të PD ogur shumë i keq për partinë

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtarë të PD-së Edvin Kulluri u ka bërë thirrje demokratëve që të ndjekin shembullin e Korçës përballë dështimeve të njëpasnjëshme të Lulzim Bashës.

“Kam 8 vjet që qesh me shprehjen se “njerëzit kanë frikë nga Rama”! Tani kam 4 vjet që më vjen të vjell kur dëgjoj se “kanë frikë nga Basha” dhe kjo të bën të vësh duart në kokë!

Tani që dolën në Korçë një grup burrash e grash që s’ju a ndien fare për kryetarin e PD, që pas 4 humbjesh ka çelësat e kashtës në dorë, nuk di ç’të mendoj”,  ka shkruar Kulluri në rrjetet sociale.

Më tej Kulluri ka treguar se dhjetëra kryetarë grupseksionesh me të cilët ka folur pas 25 Prillit, shprehen se “nuk merremi më me këtë punë”.

LEXO EDHE:  Të mos bëjnë të “zgjuarin” me cmimet/ Rama paralajmëron ndëshkime të forta

LEXO EDHE:  Pas Bashës me aleatët, Meta takim urgjent edhe me Këshillin e Ambasadorëve

Akoma nuk e kuptoj sesi kjo tërheqje përkthehet në “rebelim”!

Jo, çohuni e thuajeni troç si demokratët e Korçës “ne do merremi me politikë dhe jemi në PD, por refuzojmë këtë model drejtimi”!”,

 Atë që kam 4 vjet që e them përditë e mendojnë qindra e mijëra aktivistë të PD, por që zgjedhin të heshtin e tërhiqen pa e thënë me zë të lartë e të qartë atë që mendojnë vërtet!

Partia Demokratike është e anëtarësisë dhe votuesve të saj e jo një leadershipi pasiv të katapultuar nga konjuktuara te pista!

Çohu demokrat e fol!”, apelon Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Mafia shtetërore po vret qytetarët e Fierit/ Gazetari “shkund” Prokurorinë

Publikuar

-

Nga

Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar ashpër për djegien e mbeturinave në Fier, gjë që ka detyruar qytetarët të braktisin shtëpitë.

Sipas Tomorrit ajo që po ndodh në Fier është një krim monstruoz, për të cilin të gjithë instancat po heshtin si Bashkia, Qeveria por edhe Prokuroria.

Omertaja që po helmon Fierin

Ajo që po ndodh në Fier është një krim monstruoz, i cili po konsumohet haptazi. Të djegësh mbetjet, përfshirë ato toksike, duke helmuar një qytet të tërë është as më shumë e as më pak, por krim kundër njerezimit.

Dyshimet shtohen edhe më shumë nga fakti se e gjithë kjo ngjarje është mbështjelle nga një heshtje e çuditshme. Askush nuk flet. As Bashkia, as Qeveria, as Prokuroria. Të gjithë heshtin, ndërkohë që qytetarët po helmohen”, shkruan Tomorri në rrjete sociale.

LEXO EDHE:  Fotoja Rama-Obama/ Salianji: Në SHBA nuk ka mundësi të kërcënojë prokurorë

LEXO EDHE:  Fotoja Rama-Obama/ Salianji: Në SHBA nuk ka mundësi të kërcënojë prokurorë

Sipas të njëjtit me shumë gjasa e gjitha kjo duhet të ketë lidhje me luftën e brendshme ekonomike mes klaneve brenda maxhorancës.

E para, kjo është një maxhorancë, e cila ka shumë figura të larta me interesa direkte në industrinë e mbetjeve. Që nga grumbullimi e deri tek përpunimi fundor.

E dyta, ditet e fundit Fieri është shndërruar në një nga fushëbetejat kryesore të përplasjeve mes grupeve brenda maxhorancës.

Nëse është arritur deri aty sa të sakrifikohen qytetarët për interesat korruptive që kanë grupet e pushtetit, kjo e bën krim edhe më të rëndë. Por ne nuk e dimë. Sepse krimin po e mbulon omerta, kodi mafioz i heshtjes.”, shkruan më tej gazetari Klodian Tomorri./CNA.al

Video-Zjarr në fushën e mbetjeve/ Fieri “pushtohet” nga shtëllunga tymi  

LEXO TE PLOTE