LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika/ Policia arreston dy persona

12 Tetor 2018, 09:12, Aktualitet CNA
Sherr me thika/ Policia arreston dy persona

Policia e Memaliaj ka arrestuar dy të rinj, pas një sherri të ndodhur mes tyre.

Sipas policisë 22 vjeçari Klajdi Dervishi, me banim në Memaliaj ka goditur me sende të forta Klevis Sakën dhe i ka thyer xhamin e parë të makinës.

Më pas sherri mes të rinjve ka shkuar më tej, deri tek plagosja me thikë e 22 vjecarit.

Njoftimi i policisë:

Memaliaj

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Stacionin e Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– Klevis Saka, 20 vjeç, banues në Memaliaj, pasi me armë të ftohtë, thikë ka kanosur, goditur e dëmtuar lëhtë në trup shtetasin Klajdi Dervishi, si dhe ka prishur rendin e qetësinë publike.

– Klajdi Dervishi, 22 vjeç, banues në Memaliaj, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin Klevis Saka, si dhe i ka thyer xhamin e parë të automjetit në pronësi të këtij shtetasi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme, nenet 84, 90, 274, 279, 89 dhe 150 të Kodit Penal.

Lajmet e fundit nga