LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reforma Zgjedhore/ Aleatët në “gardh” kundër Lulzim Bashës

12 Tetor 2018, 17:42, Aktualitet CNA
Reforma Zgjedhore/ Aleatët në “gardh” kundër Lulzim

Aleatët opozitarë të Lulzim Bashës duke filluar nga Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Nard Ndoka dhe Agron Duka kanë dalë hapur kundër qëndrimit të Bashës sa i përket procesit të Reformës Zgjedhore.

Sipas tyre opozita duhet të marrë pjesë në këtë proces dhe njëkohësisht të luftojë kundër lidhjeve të qeverisë me krimin, por në asnjë mënyrë nuk duhet ta braktisë Reformën Zgjedhore.

Ndërsa krejt i ndryshëm nga aleatët është qëndrimi i kreydemokratit Basha, i cili disa ditë më parë ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit me këtë qeveri dhe këtë Kryeministër.

Kjo nuk është e vetmja përplasje e Bashës me aleatët për kauza të caktuara dhe klima brenda popzitës nuk është aq e qetë saçmundohet kryeopozitari ta paraqesë. Kujtojmë këtu se jo më larg se disa ditë më parë, kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi është shprehur se opozitën e bashkon vetëm Rama, sepse nëse ai nuk do të ishte kryeministri i këtij vendi, edhe opozita nuk do të kishte këtë lloj homogjenie./ CNA.al

Mediu del kundër Bashës/ Opozita duhet të jetë pjesë e Reformës Zgjedhore

Duka ?shuplakë? Bashës për Reformën Zgjedhore/ Lufta duhet të jetë paralele

Shehi mesazh Bashës/ Demokracia është në rrezik nëse ?

Nard Ndoka i kundërvihet Bashës/ Të bëhemi pjesë e debatit për Reformën Zgjedhore

Lajmet e fundit nga