Connect with Us

Rama vë ultimatumin/ Çdo shpifje në gjyq, lekët e fituara do shkojnë për edukim

Aktualitet

Rama vë ultimatumin/ Çdo shpifje në gjyq, lekët e fituara do shkojnë për edukim

Publikuar

-

Kryeministri Edi Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik propozimin që ka bërë sot në mbledhjen e përbashkët midis qeverisë dhe grupit parlamentar të PS-së,për ligjin anti –shpifje.

Rama ka shkruar se asnjë ministër apo deputet nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

“Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës”, -vazhdon, kryeministri në postimin e tij.

Më tej ai shkruan se, çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit.

“Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore”.

Postimi i plotë

ÇDO SHPIFJE NË FONDIN E EDUKIMIT

Asnjë ministër dhe asnjë deputet i Partisë Socialiste nuk do të tolerojë më asnjë shpifje.

Çdo shpifje të hedhur në drejtimin tonë nga kazani politik e mediatik, a qoftë edhe nga kazani i profileve zyrtare digjitale, ne do ta padisim në gjykatë.

Boll me përgënjeshtrime, boll me kundërpërgjigje, boll me debate televizive të sajuara për t’u bërë jehonë shpifjeve apo për të fituar audiencë e me zhurmën e fabrikës së baltës. Boll me këtë neveri që po helmon Shqipërinë dhe po rrënon çdo gur themeli të edukatës e mirësjelljes qytetare, që çdo familje e ndërton përditë me aq mund e durim për fëmijët e vet. Çdo shpifje në gjyq!

Çdo lek i fituar nga një gjyq për shpifje, do të shkojë në Fondin e Edukimit. Ky fond do të krijohet prej nesh për të mbështetur çerdhet, kopshtet, bibliotekat e shkollave, nxënësit e mirë të çdo komuniteti, me libra, kompjutera apo materiale mësimore.

LEXO EDHE:  Zbulohen detajet tronditëse/ Si Veliaj po tenton të "zhdukë" Tiranën

Fondi i Edukimit, do të garantojë që paratë e ardhura nga gjyqet që do të bejnë kryeministri, ministrat, deputetët, kryebashkiakët socialistë apo të tjerë veprimtarë të forcës sonë politike të gjendur përballë një shpifjeje, të shkojnë në destinacion, mbështetur në propozimin e fituesit të gjyqit.

Fondi i Edukimit do të ketë një bord drejtues, të zgjedhur me propozimin dhe miratimin e mbledhjes së zgjeruar të grupit parlamentar e qeverisë. Ky bord do të trajtojë propozimet e lartpërmendura dhe është e vetmja instancë që mund të vendosë tërheqjen nga një proces gjyqësor për shpifje.

Në Partinë Socialiste do të ngrihet menjëherë Departamenti Antishpifje. I cili do të koordinojë dhe ndjekë ecurinë e betejës sonë frontale ligjore kundër Shpifjes.

Kazanpolitika dhe kazanmedia, s’mund ta kthejnë Shqiperinë në kazan. Shpifësit duhet të paguajnë dhe ne nuk do t’i kalojmë më në heshtje apo me reagime politike, fëlliqësitë e tyre. Çdo shpifje ndaj nesh, do ta kthejmë në të ardhura për Fondin e Edukimit.

Ngarkohet një grup pune, për përgatitjen e dokumentave të themelimit dhe funksionimit të Departamentit Antishpifje dhe Fondit të Edukimit. Këto struktura duhet të jenë operacionale, menjëherë pas kalimit në Kuvend të Paketës Antishpifje.

Ky propozim është i hapur për kontributet e çdo pjesëtari të mbledhjes së zgjeruar, por edhe propozimet e çdo miku të këtij rrjeti social janë të mirëpritura.

Shënim për ju: Këshilli i Ministrave do të diskutojë së shpejti projekt-vendimin për reagimin e detyruar ligjor ndaj shpifjes, të çdo institucioni apo enti publik në Republikën e Shqipërisë./ CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Rama uron besimtarët myslimanë/ Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni

Publikuar

-

Nga

"Nuk shoh rrezik"/ Rama: Jemi më se gati për të hyrë në rrugën e negociatave

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë shqiptarë kudo që ndodhen.

Rama ka publikuar një këngë të kënduar nga këngëtarja Rosela Gjybegu për të uruar besimtarët myslimane.

‘Gëzuar Bajramin shqiptarë kudo ndodheni’- shkruan Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“40-vjeçari ishte lyer me benzinë”/ Policia informacion për incidentin te sheshi “Skënderbej”

Publikuar

-

Nga

Aksident në Kamëz/ Plagosen tre të mitur, dërgohen me urgjencë në spital

Policia e Tiranës ka dhënë informacionet e para në lidhje me ngjarjen  e mëngjesit të sotëm gjatë ceremonisë së faljes së besimtarëve myslimanë në sheshin ‘Skënderbej’.

“Më datë 13.05.2021, rreth orës 07:05, në sheshin “Skenderbej” shtetasi B. G., rreth 40 vjeç, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet, por është ndaluar nga disa qytetarë aty në afërsi. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr.1. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Incident në ceremoninë e faljes së Namazit/ Një 40-vjeçar tentoi të vetëdigjej me benzinë

Publikuar

-

Nga

Një person ka tentuar të futet mes besimtarëve gjatë ceremoninë duke bërë edhe thirrje të tipit si ‘S’ka Zot, duhet me ik nga kjo jetë’.

Një 40 vjeçar, me iniciale B.G,, ishte lyer me benzine dhe dyshohet se kishte qëllim të vetëdigjet. 40-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Nr. 1 dhe policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

LEXO EDHE:  Rama kriminalizoi shtetin/ Pesëfishoi sipërfaqen e mbjellë me drogë

LEXO EDHE:  Spahiu ironizon opozitën/ “Rama s’ra, tani shihni ndeshje dhe vini baste”

Ai është neutralizuar fillimisht nga besimtarët ndërkohë që më pas e kanë marrë forcat e policisë të cilat e kanë prangosur.

Zëvendëskryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Taulant Bica, e cilësoi në një prononcim për mediat një incident sporadik, që nuk ka të bëjë me besimin.

Nga ana tjetër policia ka njoftuar se po punon për sqarimin e mëtejshëm të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE